Home KRYESORE Bujar Nishani: Nuk kemi nevojë për një ministri “për Europën”

Bujar Nishani: Nuk kemi nevojë për një ministri “për Europën”

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka cilësuar vendimin e kryeministrit Rama për të shkrirë Ministrinë e Jashtme dhe atë të Integrimit, si vendimin më shokues i këtyre viteve post-diktaturë. Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i shtetit thekson se ky është një vendim politik, që kërkon të demonstrojë një pozicion politik, që provokon një drejtim të ri, që synon një karshillëk qesharak.

“Dikush mund të thotë se u kalua tek Ministria e Punëve të Jashtme, madje dhe emërtimi i saj u ndryshua duke shtuar atë “Për Evropën” etj. Kjo e emrit është thjesht një gafë nga padija por asgjë përmbajtësore. Shqipëria është vend i Evropës. Ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Ne nuk kemi nevojë për një Ministri për Evropën” (për Diasporën, po), por kemi nevojë për një mekanizëm të lartë kushtetues dhe autonom (në kuptimin operacional) për proçesin e Integrimit Evropian. Qeveria duhet të çelte me Preambul programin e Qeverisë për votbesimin se : “Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Integrimit Evropian” – thotë Nishani./lapsi.al

Share: