Home KRYESORE Daçiç: Thaçi të ëndërrojë, por Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e...

Daçiç: Thaçi të ëndërrojë, por Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ministëri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se është koha që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të zgjohet nga mirazhi, dhe përsëriti se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Kryediplomati serb ka deklaruar se Thaçi “me sa duket jeton në ëndër dhe në një botë paralele”.

“Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, është koha që Thaçi të zgjohet nga mirazhi sepse vetëm dialogu dhe kompromisi mund të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme. Ultimatumet dhe mashtrimet nuk do të kalojnë”, tha ai.

Ky reagim i kryediplomatit serb erdhi një ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë në një të ardhme jo të largët “ndërsa për periudhën kohore vendosin vetë institucionet e Serbisë”.

Share: