Home HISTORIA IME Dëshmia tronditëse e gruas: Si më çuan problemet familjare drejt vetëvrasjes

Dëshmia tronditëse e gruas: Si më çuan problemet familjare drejt vetëvrasjes

0

Depresioni është konsideruar si ‘Sëmundja e shekullit’ dhe shpesh personat që vuajnë nga ky çrregullim shpesh kalojnë në ekstrem deri në vetëvrasje. Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës dhe shqetësimit të brendshëm.

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Njerëz në Fokus’ të gazetares Ola Bruko në ‘News24’ një grua ka rrëfyer historinë e saj se si arriti të kalojë depresionin. Gruaja, e cila nuk ka preferuar të bëjë publik identitetin e saj rrëfen se u diagnostikua me çrregullim depresiv për shkak të një problemi familjar, por falë mbështetjes së psikiatrit, shoqërisë dhe familjes arriti të kthehet në normalitet.

“Jam diagnostikuar me çrregullim depresiv. E kuptova kur unë u mbylla në vetvete, nuk flija gjumë natën dhe qaja. Nuk haja dhe nuk doja të flisja me asnjë. Kalova në anoreksi. Këtë situate e shkaktoi një arsye familjare, konkretisht për një arsye sociale që u bë edhe mediatike. Ndaj nesh u bë një padrejtësi e madhe saqë ky problem krijoi një çrregullim depresiv. Mu duk sikur bota nuk ishte e imja”- rrëfen gruaja, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndër të tjera ajo thotë se kjo situatë zgjati rreth 1 vit e gjysmë dhe se gjatë kësaj përudhe ka menduar edhe vetëvrasjen.

“Kjo periudhë zgjati rreth 1 vit e gjysmë, ku u përballa me situatë të vështirë. Gjatë kësaj periudhe kam menduar edhe vetëvrasjen, por arrita të përballoj situatën duke kërkuar ndihmë tek psikiatri. Mora dhe mjekim, por kryesisht ishte suporti nga familja dhe shoqëria që kalova këtë situatë. Në fillim kisha frikë nga gjykimi i shoqërisë, por shoqeve të mija i’u hapa dhe gjeta suport. Por e ndjeja peshën e paragjykimeve. Në fillim iu rrëfeva mjekut më pas familjes dhe shoqërisë”- rrëfen gruaja.

Në fund gruaja ka dhe një apel për të gjithë ata që kanë probleme të kësaj natyre.

“Mendoj se prania e njerëzve e përmbush. Ju sugjeroj që të mos mbyllen në vetvete dhe të besojnë tek njerëzit e tyre të zemrës. Gjithashtu nëse shoqëria të mbështet e kalon më lehtë këtë situatë”- tha ajo.

Share:
Reklama juaj