Home KRYESORE Edhe nje rast tjeter si ai i 16-vjeçares Blerta Pepa qe vdiq...

Edhe nje rast tjeter si ai i 16-vjeçares Blerta Pepa qe vdiq pas operacionit!

Një tjetër rast i hipetermisë malinje gjatë anestezisë përsëritet në spitalet shqiptare. Lapsi.al mëson se komplikacioni i rrallë gjatë operacionit ka goditur një paciente me iniciale S.A. që ishte paraqitur pranë Spitalit Amerikan për të bërë një operacion në dukje të thjeshtë siç është ai i heqjes së tëmthit. Burimet thanë se pacientja ka hyrë në sallë rreth orës 14.00 të së martës, por gjatë ndërhyrjes gjërat nuk shkuan mbarë.

Te afërmit thonë se mjekët u konfirmuan që ndërhyrja kaloi me sukses, por në fund pacientja pati kontraktim të muskujve dhe rritje të temperaturës duke i detyruar ta lidhin me aparaturat. Për momentin ata janë në pritje se çfarë do të ndodhë me të afërmen e tyre.

Burime zyrtare pranë Spitalit Amerikan konfirmuan për lapsi.al që gjendja është ende serioze, por pacientes i është ofruar ndihma e duhur sipas protokollit mjekësor. Mësohet se mjekët kanë përdorur ilaçin Dantrolene që parashikon protokolli.

Ky është rasti i tretë i shfaqjes së komplikacionit të hipertermisë malinje gjatë anestezisë dhe për fat të keq dy të parët kanë qenë fatale.

I pari ishte ai i të miturit Denis Almadhi që ndërroi jetë në nëntor 2012, gjatë një operacioni estetik në sy në Spitalin Francez, pranë QSUT-së në Tiranë. Në vitin 2015, Gjykata e Apelit i shpalli faj Kevin Clarkson dhe dënimin e tij me 600 mijë lekë gjobë, si dhe deklarimin e pafajshëm të të pandehurit tjetër Gerald Fahy.

Rasti i dytë tragjik ishte ai i 16-vjeçares Blerta Pepa e cila humbi jetën në spitalin privat “Continental”. Edhe ajo u paraqit për operacion “të rëndomtë” në gju, por Hipertemia Malinje u gjatë anastezisë.

Trajtimi i hipertermisë malinje bëhet me anë të një ilaçi të quajtur “Dantrolene”, që vepron duke inhibuar kanalet e kalciumit të ndjeshëm nga rianodina./lapsi.al/

Share: