Home KRYESORE Emrat e katër të plagosurve dhe autorit të atentatit në ‘Laprakë’

Emrat e katër të plagosurve dhe autorit të atentatit në ‘Laprakë’

Lapsi.al mëson emrat e plotë të katër personave që mbetën të plagosur sonte në mbrëmje në një atentat në ‘Laprakë’. Ata janë Avni Biberi 46 vjeç, Bujarin Mrisha 39-vjeç, Erjon Leka 31-vjeç dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.

Ndërkohë autori i dyshuar që qëlloi me armë ndaj këtyre personave është shtetasi Arben Seferi, pronari i bar ‘Arlindi’, ku ndodhi përplasja. Policia ka shpallur në kërkim autorin ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

Nga të dhënat e para mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës./LAPSI.AL/

Share: