Home KRYESORE Flet vajza e gjyqtares së vrarë: Mami heroina jonë, babi monstër…

Flet vajza e gjyqtares së vrarë: Mami heroina jonë, babi monstër…

Melisa Hafizi, vajza e gjyqtares së varë dje nga ish-burri me dhembje dhe forcë ka shkruar disa rreshta një rrjetin social Facebook për nënën e saj Fildeze Hafizi dhe atë që e cilëson si “i ashtuquajturi babi”…

Babai vrases nuk ka pranuar te deshmoje ne polici, por i ka kerkuar falja vetem femijeve! Histori mbi te cilen dihen vetem pak te dhena dhe pavaresisht se vrasja nuk mund te justifikohet kurresesi, padyshim pas tymnajes histerike te opinionit, institucionet duhet ta zbardhin te gjithe historine…

Statusi i plotë i vajzës

Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo është njeriu me i mrekullueshëm i kësaj bote dhe kurrë në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra.

Pavarësisht çdo gjëje ajo fliste mirë për të, pavarësisht çdo kafshërie që kemi jetuar në atë shtëpi. Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë.

Kushdo që e njihte e adhuronte kurajon, forcën, inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë.

Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që unë nuk besoj në Zot, besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tillë ishte dhe gjallë. Dhe ne do ja dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj, sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh. Faleminderit të gjithve që na u gjendët pranë

– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) Melisa Hafizi

Share: