Home KRYESORE FOTO/ Si u qëllua me armë biznesmeni, ish-pronari i “Rozafës”

FOTO/ Si u qëllua me armë biznesmeni, ish-pronari i “Rozafës”

Biznesmeni Pëllumb Gjoka u plagos me armë mbrëmjen e së hënës në mes të Tiranës. Ngjarja ndodhi në zonën e Pazarit të Ri rreth orës 21.00. Lapsi.al mësoi se biznesmeni që dikur ka qenë bashkëpronar i restorant Rozafa tashmë është pronar i një hoteli dhe një kazinoje.

Burimet në policinë e shtetit thanë se Gjika ka pasur një përplasje me një 40-vjeçar për të cilin jepen vetëm inicialet K.M. për momentin. Debati ka degjeneruar në përdorimin e armëve dhe Gjoka është plagosur në këmbë.

Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se autori është vetëdorëzuar në komisariatin nr.3 të Tiranës. Gjika ka pasur probleme pronësie edhe në të kaluarën. Policia ka sekuestruar celularët e dy personave në konflikt për të zbardhur nëse mes tyre ka pasur njohje të mëparshme.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe autori i plagosjes pritet të japin dëshminë e tyre për ngjarjen./lapsi.al./

Share: