Home KRYESORE Fundi i tmerrshëm që Trump parashikon për Korenë Veriore

Fundi i tmerrshëm që Trump parashikon për Korenë Veriore

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë mbrëmë se do të dëshironte që ta shmangë aksionin ushtarak si zgjidhje për kërcënimin nuklear të Koresë Veriore, por ka theksuar se përpjekjet diplomatike të mëparshme nuk kanë pasur sukses ta ndalojnë Penianin në zhvillimin e raketave.

“Aksioni ushtarak është gjithsesi opsion. A është i pashmangshëm? Asgjë nuk është e pashmangshme”, ka thënë Trump, duke shtuar se më shumë do të kishte dashur që të shmanget aksioni ushtarak.

“Nëse do të detyrohemi ta përdorim këtë aksion në Korenë Veriore, do të ishte ditë e tmerrshme për atë vend”, ka thënë Trump./360grade.al

Share:
Reklama juaj