Home KRYESORE Ja emrat e 4 shqiptarëve që u kapën me 4 ton kanabis...

Ja emrat e 4 shqiptarëve që u kapën me 4 ton kanabis në Itali

Katër tonë kanabis të bllokuar tri ditë më parë nga Guardia Di Finanza, dyshohet se janë ngarkuar nga trafikantët shqiptarë në det të hapur. Ende nuk dihet se në ç’rrethana është ngarkuar lënda narkotike e kapur në jahtin e drejtuar nga Flamur Mema.

Ky i fundit është pronari një peshkarexhe në Durrës. Në mjetin lundrues që ai drejtonte u kapën 4 tonë kanabis, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë transportuar në det të hapur me mjete lundruese si gomone apo skafe.

Bashkë me Memën, u kapën Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi.

Në lidhje me hetimet e çështjes, Policia e Shtetit pritet të referojë në prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktet hetimore, bazuar në informacionin policor të administruar nga autoritetet italiane si dhe veprimet hetimore të kryera për arrestimin e të dyshuarve.

Një ditë më parë, Guardia di Finanza shpërndau pamjet filmike të ndjekjes se jahtit me 4 ton drogë sekuestruar prej tyre. Pasi u ndoqën për disa orë 3 shqiptaret u dorëzuan.

Mjeti ankorua në Bari ku u shkarkua lënda narkotike nga policia italiane./ Tv Klan

Share: