Home KRYESORE Ja emrat e zv/ministrave që caktohen nga PS/ Ja kush është zv/ministrja...

Ja emrat e zv/ministrave që caktohen nga PS/ Ja kush është zv/ministrja ‘greke’ e MEPJ

Nisin të bëhen publike emrat e zv/ministrave që do të caktohen nga Partia Socialiste. Kështu është zbardhur edhe emri i parë i zv/ ministrit të ri në qeveri.

Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme që drejtohet nga Ditmir Bushati, zv/ ministre do të jetë Artemis Dralo.

Dralo është minoritare greke dhe në këtë post do të zërë vendin e një çami, Halil Hysenit.

Artemis Dralo ka qenë kandidate e PS në Dropull, por ngeli jashtë Parlamentit, pasi nuk ishte në listën fituese.

Prezantimi do të bëhet në Asamblenë e PS më 7 shtator.

 

Share: