Home KRYESORE JA PSE GAZETARI ARMIR SHKURTI ISHTE I VETMI QË NUK U FTUA...

JA PSE GAZETARI ARMIR SHKURTI ISHTE I VETMI QË NUK U FTUA DJE NË 10VJETORIN E ORA NEWS!!!

Nga Altin Goxhaj

Dje Ora News kishte 10 vjetorin por kishin “harruar” të ftonin vetëm Armir Shkurtin i cili ka qenë Drejtor Programacioni por që të gjithë e njohin për emisionin e Alarm, një emision që u mbyll me urdhër të Qeverisë në Shtator 2014 kundër mbylljes së të cilit u organizua edhe një Peticion Online që iu dorëzua zyrtarisht edhe vetë Televizionit brenda 48 orësh! Se pse u mbyll emisioni mjafton të shihni këtë videomontazh të emisionit ALARM të 2013 (që “çuditërisht” është zhdukur online nga faqja e Ora News në Youtube nga është marrë qysh atëhere nga unë) kundër Qeverisë, Edit ku bëhet krahasimi midis Enverit dhe Edit pikërisht në skenarët e tipit Kadri Hazbiu (krahasuar me Shpetim Gjikën).

Pas emisionit Alarm u mbyllën brenda javës edhe 14 emisione të tjera por vetëm PD nuk reagoi (reagoi vetëm Berisha si gjthm) sepse Luli ishte në atë lojë me Edit qysh atëhere!!! Armir Shkurti njihet publikisht si një opozitar i kësaj i Qeverie por edhe i pazarit Luli-Edi qysh prej 3 vjetësh!!!

Ndiqeni dhe më kuptoni se pse ne e kuptuam shkakun politik të kohës dhe që dje u vërtetua me përjashtimin nga “Komisioni i Festës” vetëm të një prej kontributorëve më të fortë të atij televizioni: Armir Shkurti!!!

Share: