Home KRYESORE Kanabisi e ka kthyer krimin shqiptar në mafian e pestë më të...

Kanabisi e ka kthyer krimin shqiptar në mafian e pestë më të fuqishme të Italisë

Giussepe Bommarito —një nga zërat seriozë dhe të rëndësishëm të luftës kundër drogës në rajonin e Markës në Itali—analizon trafikun e drogës nga Shqipëria për në rajonin e toj.

Shkrimi Tonelatat e drogës nga deti, trafiku i kamorrës në Marke dhe arrestim i Andrea Reccia pohon se rruga detare ballkanike, e përdorur për transportimin e kanabisit të prodhuar në Shqipëri dhe heroinës pakistaneze e afgane, nuk prek vetëm brigjet e Pulias, por edhe territorin e rajonit të Markës, që madje shpesh preferohet si pikë ndalese nga trafikantët.

Treguesi i fundit është kapja e 2,3 ton kanabis në qytetin e San Benedettos në Markë dhe arrestimi i një 63 vjeçari italian, i cili ishte kandidatat për zgjedhjet vendore i Forza Italia. Operacioni i policisë italiane për kapjen e drogës në San Benedetto është i vazhdim i një operacionin të mëparshëm i korrikut 2016 kur u kapën 2 tonë drogë dhe u arrestuan 5 shqiptarë.

Kamorra—mafia e famshme italiane—është organizata kriminale më e madhe i interesuar për trafikun drogës nga Shqipëria, të paktën në Marka.

Vendet e përdorura nga gomonet apo anijet e vogla të ardhura nga Shqipëria dhe të ngarkuar me kanabis janë zonat afër derdhjes së lumenjve Potenza, Matauro e Tronto, ndoshta sepse këto janë zona të gjelbëruara dhe janë ideale për t’u fshehur dhe lëvzur në errësirë.

Droga e ardhur me tonelalata, e prodhuar në Shqipëri është kanabis i modifikuar gjenetikisht, me një përqendrim shumë të lartë të përbërësit aktiv. Kjo drogë e krijuar kryesisht për adoleshentët është shumë e rrezikshme për sistemin nervor dhe krijon sjellje të pamotivuar agresive.

Bomarritto shprehet se katër organizatave të njohura mafioze italiane—Cosa Nostra, Camorra, ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita—tashmë u është shtuar edhe krimi i organizuar shqiptar, i cili tashmë është radikalizuar dhe përhapur aq shumë sa mund të konsiderohet mafia e pestë në Itali. /Exit

Share: