Home POEZI KËTË NATË…

KËTË NATË…

0

Nga Aida Topalli

Shtrohen sofrat këtë natë
të vdekurit nga varri si të ngritën
të gëzojë edhe ëndërr e varfër
kur sy me sy hareja shihet.

E unë frymëzohem
nis të shkruaj një varg
për paqën sonte lumturohem
se vetëm sonte jemi të pandarë.

Të gjallë e të vdekur
bashkë bëhen sonte.
Jetojnë hareshëm me mallë
fort i lumturohen kësaj bote.

Shpirti im i krisur
nuk vuan sot.
Ah,në sytë e katandisur
vallë seç rrjedhin ca lot.

Janë lotët e paqës
lotë të lumturisë
veç sonte të dyja do ekzistojnë
nesër prap kthehen faqet.

Ah, o zot e dua këtë lumturi
e dua,e jo vetëm për një natë
e dua në përjetësi
por ajo pse zgjatë aq pak.

Nepër trupin tim
një drithmë më përshkon
Frikësohem pa turp
se nata po mbaron.

Mbylle me paqë këtë natë,o zot
jepjua njerëzëve kujtimin e bukur
Jepjua arsyen që të kuptojnë sot
se çdo ditë duhet kështu të jetojnë.

Të lumturë.
E marte,14.07.2015

Share:
Reklama juaj