Home KRYESORE Kreshnik Collaku: Po bastardohet Ministria e Jashtme…

Kreshnik Collaku: Po bastardohet Ministria e Jashtme…

Nga Kreshnik Collaku

Per here te pare qe nga themelimi i shtetit Shqiptar…bastardohet Ministria e Jashtme.

Ministria e re do tu quaka ministri per Europen dhe Punet e Jashtme.

Integrimi Europian eshte nje Prioritet Strategjik i Politikes sone te Jashtme..,por politika e jashtme e nje vendi normal eshte me e gjere se nje marredhenie strategjike.

Emertimi naiv dhe provokator zbeh rolin dhe profilin ne Politike te Jashtme te Shqiperise,duke e ngushtuar aktivitetin dhe sferen e saj.

Nese sfera e politikes se jashtme ngushtohet ne nje prioritet..c ndodh me partnerin strategjik SHBA?

Cndodh me prioritetin kombetar te njohjes se shtetit te Kosoves,per te cilin duhen kontakte e marredhenie me cdo vend te globit?

Cndodh me interesat ekonomike te vendit te cilat llogjikisht shtrihen pertej nje kontinenti apo organizate? Cndodh me diasporen e shtrire ne tere globin ??

Integrimi Evropian meriton angazhimin e gjithe shtetit,qytetareve..dhe mbajtja e nje Ministrie te Integrimit eshte jetike me zhvillimin e ketij prioriteti.

Shkrirja e Ministrise se Integrimit nuk mund te fshihet pas sajesave bajate me emertimin e Ministrise se Jashtme,per tradite,per model e rendesi.

Integrimi eshte nje prioritet i politikes se jashtme por kjo e fundit eshte me e gjere se nje proces prioritar.

Ky naivitet eshte unik jo vetem nga cdo vend tjeter i rajonit por edhe nga republikat me te prapambetura te globit.

Nuk e di sa ore kohe ka e shprese po ashtu qe kryeministri te korrigjoje kete gafe…por jam i sigurte qe nese gafa funksionon,dite te zeza turpi e veshtiresishe e presin Politiken tone te Jashtme !!!

Share: