Home KRYESORE Largohet nga “Portokallia”, aktori i njohur e ka një mesazh:

Largohet nga “Portokallia”, aktori i njohur e ka një mesazh:

Në çdo fillim sezoni është bërë traditë tashmë publikimi i emrave që largohen nga njëri ekran drejt një tjetri. Një nga emisionet që këtë sezon të ri duhet ta nisë pa disa prej figurave më të dashura është edhe “Portokallia”.

Pas Gaz Pajës është përfolur edhe emri i Erion Isait, aktori i njohur i spektaklit të humorit, për të cilin ka pasur aludime edhe për konfikte me regjisorin Altin Basha.

Nuk dihet nëse ka qenë apo jo kjo arsyeja, por aktori i spikatur për një sërë rolesh në Portokalli ka vendosur ta përmbyllë rrugëtimin e tij në këtë spektakël dhe në Top Channel.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Isai në profilin e tij zyrtar të Facebook duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që ka pasur gjatë këtyre viteve.

Ja çfarë shkruan Erioni:

Per cdo lajm, mik apo te kuriozuar, qe me ka pyetur apo ka dashur te dije. Sot e kam nje pergjigje….
Po!

Kam vendosur te mbyll angazhimin tim ne Portokalli. Pas viteve qe me jane dukur si dite, nga nje 15- vjecar, sot ne nje baba i nje vajze, largohem nga Portokallia. Nuk e di sa i kam dhene por di se shume me ka dhene. Faleminderit te gjithe aktoreve, miqve te mi, skenaristeve, qe kane qene gjithmone “nje dore e forte” e nje “mendie” me shume ne kete rruge te perbashket. E pa dyshim faleminderit Top Channel, ekranit qe me dha mundesine e jetes!
Faleminderit ju qe me keni ndekur, ne televizion e ne rrjete sociale. Ju qe keni pelqyer punen, per kenaqsine e suksesit qe me keni dhene. Ju qe s’me keni pelqyer, per “uljen me kembe ne toke” qe me keni bere.

Rruget dhe sfidat e reja, me pelqejne, ndaj mbeshtetja juaj, perkrahja juaj ma ben me te bukur e me te lehte, cdo rruge te re.
Faleminderit!
21270873_1328750200585894_7289938795205831531_n.jpg

/360grade.al

Share: