Home Gjeo-Ekonomia Monopoli (ose e drejta e vetme e një personi fizik/juridik tregtar, ekspertët...

Monopoli (ose e drejta e vetme e një personi fizik/juridik tregtar, ekspertët monopolistë të ekonomisë dhe përpjekjet drejt së …

Nga Kasem Seferi

Shumë studjues dhe analistë, pak a shumë, pas krizës së rëndë të viteve 2007 – 2013 (ndoshta edhe më tej), ranë në një mendje me konkluzionet e mëposhtme:

Kur ftohet SHBA, sëmuret e gjithë bota.

Kriza e fundit financiare dhe ekonomike botërore ishte më e ashpra pas asaj të viteve 1930 – të.

Ishte një krizë botërore me një ndikim, veçanërisht, të ashpër në vendet e specializuara në eksport, ose produktet e fabrikuara, ose ato që mbështeteshin tek importi neto i kapitalit.

Politikëbërësit futën në lojë nxitësin më agresiv fiskal dhe monetar si dhe mjetet e shpëtimit financiar, që nuk ishin parë ndonjëherë në rastin e krizave që pat kaluar ekonomia botërore.

Të gjitha përpjekjet e bëra sollën njëfarë suksesi për rikthimin e besimit dhe pritej që cikli i inventarit të mallrave të sillte qetësimin e tregjeve.

Megjithëse ky angazhim i autoriteteve për të shpëtuar sistemin financiar nuk ishte parë në të kaluarën, shërimi ekonomik mbeti i ngadaltë dhe plot dhimbje, për shkak të rritjes së përqindjes së papunësisë (e cila nga ekspertët konsiderohej dhe konsiderohet si faza e fundit dhe më e gjatë e krizës ekonomike botërore).

Sipas të dhënave të ILO për vitin 2009 dhe 2010, papunësia paraqitej:

Austria: 4,5 për qind; Belgjika: 7,4 për qind; Qipro: 3,,8 për qind; Republika Çeke: 7,9 për qind; Danimarka: 2,9 për qind; Finlanda: 8,8 për qind; Franca: 8,8 për qind; Gjermania: 8,3 për qind; Greqia: 9,1 për qind; Islanda: 9,1 për qind; Irlanda: 11,8 për qind; Italia: 7,4 për qind; Luksemburgu: 6,1 për qind; Malta: 6,4 për qind; Hollanda: 4,4 për qind; Norvegjia: 3,1 për qind; Portugalia: 8,9 për qind; San Marino: 2,8 për qind; Sllovakia: 10,9 për qind; Sllovenia: 8,8 për qind; Spanja: 18,7 për qind; Suedia: 8,9 për qind; Svicra: 3,5 për qind. SHBA 10,2 për qind.

Në vendet me përqindje të lartë të papunësisë në kohën e krizës ekonomike financiare dhe borërore, në vendet anëtare të BE, ranë shumica e qeverive (konsidero i dashur lexues në këtë fakt dhe dëshmi europiane se këta qeverisës u ndjenë jo vetëm përgjegjës por edhe të përgjegjshëm për atë që ndodhi).

A ka rënë ndonjëherë ndonjë qeveri në Republikën e Shqipërisë për shkak të papunësisë së lartë?!

Kurrë!!!

Ekspertët “monopolistë” të ekonomisë, ose më saktë ata që në gjuhën e popullit quhen “këta nuk bëhen (piqen) kurrë”, me “gjuhën” e hardhucës, janë përpjekur dhe po përpiqen ta shpjegojnë me doreza “antiatomike” politikën ekonomike të punësimit të hedhur në publik të Qeverisë Rama 2.

Për ata që nuk e dinë se çfarë është “gjuha” e hardhucës, po ua shpjegoj thjesht, qartë dhe me një lajmërim (mesazh): “Rrini larg prej meje se do t’ju kafshoj.”. Por hardhuca nuk ka dhëmbë.

Kafshimi hardhucës nuk dhemb, por të ngul në mendje çfarë të bën një zvarranik: të tërhiqesh zvarrë kur të kërcënon.

Tërhiquni zvarrë o “ekspertë hardhuca” të ekonomisë së Shqipërisë!

Një premtim electoral është votë nëmirëbesim. Një premtim i pambajtur është votë e përfituar me keqbesim. Keqbesimi siç e faktova dhe dëshmova më lart në vendet anëtare të BE – së justifikohet vetëm me një veprim politik: dorëheqjen.

KU ËSHTË (E SHKRETA) QË NGA “SIMBOLI” NANO?!

X, Y, Z IK!

IRONI ME QYTETARIN SHQIPTAR, O ZOT I MADH!

Ekspertë të ekonomisë, o ju profesorë, doktorë, e çfarëdo jeni e do të jeni, a keni menduar se një ditë do të ngeleni në qelinë e errët të së harruarës, ose më e pakta të tupëroheni me çfarë keni shkruar dhe keni thënë.

Po ju jap disa argument ashtu siç mendoj se duhen renditur për mendjen tuaj të “mpirë” nga miklimet e “bosave” që ju bëjnë të shteruar:

Vlfredo Paretto, italiani vigan i statistikës, nobelisti, njeriu i fali njerëzimit me gjeninë e tij një të vërtetë të madhe: raportin 20 me 80; pra 20 për qond e popullsisë zotëron 80 për qind të pasurisë.

Agjensia jonë Kombëtare e Depozitave para disa vitesh deklaronte se 5 për qind e depozituesve zotëronin 95 për qind të depozitave.

Shikoni more profesorë, doktorë, akademikë HORRA! SHIKONI se çfarë largimi i papërshkrueshëm dhe i pakrahasueshëm është në ndarjen e pasurisë në Republikën e Shqipërisë!

Nuk ndryshoni aspak nga skllevërit e kohës së skllavërisë me nënshtrimin tuaj për ta paraqitur çdo politikë qeveritare, sidomos në dhjetëveçarin e fundit dhe këtej, si moderne apo çfarë m … in tjetër që mund të përdoret për të mos thënë një fjalë të vërtetë për varfërinë që ka pllakosur.

Ja një krahasim i thjeshtë: jo një por disa programe televizive ia kushtojnë kohën e tyre gatimeve me luks të madh dhe me njerëz të “shquar”, kur listat janë shtuar në dyqanet e vegjëlisë.

Politika ekonomike e mbrojtur nga monstra të pafytyrë tregon se nga 300 mijë të premtuar për t’u punësuar, punësimi i 180 mijë prej tyre është sukses sepse ka shënuar një rritje në krahasim me të kaluarën.

Drejtuesi (zarushi më mirë) i programit (me shumë vonesë) kujton se Banka Botërore duke studjuar tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, vërteton se gjithsej në këto vende janë punësuar 300 mijë individë.

O TEMPORA! O MORES!

ZOT MOS I FAL!

SEPSE E DINË SE ÇFARË PO BËJNË.

DORËHEQJA mbetet filozofia e kohës moderne. Duam të shkojmë në Europë pa këtë filozofi.

Kasem Seferi – ekonomist

 

Share: