Home KRYESORE Ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, pranga 48 vjecari

Ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, pranga 48 vjecari

Një 48- vjeçar nga qyteti i Durrësit ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare. Policia e Durresit njofton se ka arrestuar shtetasin Ardian Molla 48 vjeç, banues në Durrës.

“Molla, më datë 08.09.2017, në lagjen Nr. 5, Durrës ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin shtetases L.A. 17 vjeçe, banuese në Durrës”- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vepra të turpshme”dhe”Vjedhja” parashikuar në nenet 108/a dhe 134 të Kodit Penal.

Share: