Home KRYESORE Paralajmërimi i frikshëm i Putinit për SHBA: Histeria ushtarake ndaj Koresë, një...

Paralajmërimi i frikshëm i Putinit për SHBA: Histeria ushtarake ndaj Koresë, një katastrofë globale

Pas tensioneve ne kulm mes Korese se Veriut dhe SHBA, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot për një “katastrofë” globale. Sipas tij, imponimi i sanksioneve të mëtejshme ndaj Koresë së Veriut do të ishte “i padobishem dhe joefektiv”.

Presidenti rus dënoi testin më të fundit bërthamor të Koresë së Veriut si “provokativ”, por tha se sanksionet më të ashpra ndaj Kim Jong-un mbi programin e raketave bërthamore mund të çonin në vuajtje njerëzore në shkallë të gjerë.

Duke folur pas një takimi të BRIC në Kinë, Putin tha: “Përdorimi i sanksioneve në këtë situatë është i padobishëm dhe joefikas.”

Përkundrazi, ai bëri thirrje për dialog mbi krizën dhe paralajmëroi kundër veprimeve të tjera që mund të shkaktojne pershkallezim te situates.

Ai tha: “E gjithë kjo histeri ushtarake mund të çojë në një katastrofë planetare botërore dhe një numër të madh viktimash”.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA bëri thirrje për “masat më të forta të mundshme” kundër Koresë së Veriut për të shpërthyer atë që ai e quajti një bombë hidrogjeni të dielën.

Ndërkohë, Japonia po planifikon një evakuim masiv të pothuajse 60,000 qytetarëve japonezë që aktualisht jetojnë ose vizitojnë Korenë e Jugut pas testit të fundit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ajo vjen kur Koreja e Veriut thuhet se ka zhvendosur një raketë balistike ndërkontinentale drejt bregdetit të saj perëndimor – siç deklaroi SHBA Kim Jong-Un po “lypë për luftë”.

Share: