Home KRYESORE PËR TY…

PËR TY…

Nga Aida Topalli

Më merr malli për ty botë
andaj shndërrohem në varg
bëhëm fjalë ,fjalë fuqiplote
bëhëm det e bëhëm valë.

Përplasem nepër brigje
çirrëm për ty
ngeci nepër shtigje
prap s’qëndroj aty.

Belbëzoj,mijëra fjalë them
në lule e gjethe shndërrohem
në pastërtinë e tyre qëndrojë
marr nektar e kohën ndaloj.

E ndjej çdo çast
përmallohem jo rrallë
kërkoj pastaj për ty botë
kërkoj me ngulm të të shndërroj.

Share: