Home KRYESORE Përgjimi në PD/Bushati sulmon Lelën: Përgënjeshtro lajmin ose shihemi në gjyq

Përgjimi në PD/Bushati sulmon Lelën: Përgënjeshtro lajmin ose shihemi në gjyq

Endira Bushati, ish-kryetarja e AMA-s dhe kundershtare e deklaruar e Lulzim Bashes, ka reaguar pasi u akuzua te portali Politiko.al se ajo ishte përgjuesja e sherrit ne Kryesinë e PD-së një ditë më parë.

Bushati i kundërvihet drejtuesit të këtij portali, gazetarit Alfred Lela, duke i kërkuar ta përgënjeshtrojë lajmin pasi në të kundërt do të përballet në Gjykatë dhe me tej Bushati përdor ironinë teksa i referohet gazetarit Aldred Lela në gjininë femërore, kur shkruan ‘kësaj Lelës’.

Më poshtë reagimi i plotë i Endira Bushatit.

Sqarim:

Po lexoj që një portal i quajtur “Politiko” paska shkruar se unë kam përgjuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë.

Ky soj portali u drejtoka nga njëri me emrin Alfred Lela…

Së pari: Kur unë flas në media, në kryesi, në facebook, flas vetëm në emrin tim dhe nuk i shërbej asnjërit që tenton të përdorë qëndrimin tim publik ndaj Bashës për emocionet e veta të protagonizmit politik!

Së dyti: UNË NUK KAM PËRGJUAR E AS REGJISTRUAR MBLEDHJEN E KRYESISË, DHE AS MË SHKON MENDJA TA BËJ NDONJËHERË KËTË GJË, SEPSE UNË QËNDRIMIN TIM E KAM TË QARTË E TË PRERË NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN!

MADJE MADJE DHE VETË, FJALËN TIME E PASHË TË QARKULLONTE NË MEDIA SOT NË MËNGJES!

Ndaj, i bëj thirrje urgjentisht këtij portali të japë menjëherë përgënjështrimin tim, siç e deryron ligji, përndryshe do të depozitoj që të hënën padi për shkaktim dëmi në gjykatë!

Ky lajm, ka 2 mundësi si mund të jetë prodhuar:

1.Shpifës profesionistë e injorantë që nuk dinë pasojat ligjore!

2.Urdhër nga zyrat e PD, që vetë duket se kanë nxjerrë përgjimin me qëllimin për të denigruar kritikët e (medemek) Kryetarit!

Duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga ky soj servilësh që opozitën e konsiderojnë biznes!

Në radhë të parë, për vendin!

(P.S. I kujtoj kësaj Lelës që unë nuk kam “përtuar” të merrem me Top Channelin e Klanin bashkë, edhe atëherë kur shefi i tij kishte frikë të merrej!)”, shkruan Bushati.

Share: