Home KRYESORE Përmbytjet/ Skenarët e rrezikut shqiptar, mund të preken 565 000 banorë.

Përmbytjet/ Skenarët e rrezikut shqiptar, mund të preken 565 000 banorë.

Përmbytjet në Shqipëri janë një problem veçanërisht midis Nëntorit dhe Marsit, kur bien rreth 80% e reshjeve vjetore. Ultësirat perëndimore dhe basenet ujore të lumenjve Drin dhe Vjosë janë veçanërisht të prirur ndaj përmbytjeve për shkak të shpyllëzimit dhe mungesës së menaxhimit të shtretërve të lumenjve. Këshilli i Kombëtar i Ujit vë në dukje se, shumica e përmbytjeve ndodhin përgjatë baseneve ujore të lumenjve Bunë, Drin, Vjosë dhe Seman, duke ndikuar potencialisht 24,000 ndërtesa dhe deri në 840,000 persona.

Sipas raporteve të brendshme të Ministrisë së Bujqësisë përmbytja e Lumit Vjosë në Janar të vitit 2016, ishte më e rënda që prej vitit 1954. Përmbytjet në basene të tjera ujore mund të ndikojnë 8,000 ndërtesa dhe deri në 50,000 persona. Puna kërkimore bazuar në skenarët e tregon se afati i kthimit në nivelin e rrjedhjeve me përsëritje 1 herë ne 100 vite mund të ulet në 1 herë ne 50 vite ose më pak, që do të thotë se një ngjarje e lidhur me nivelin e përsëritjes 1 herë në 100 vite në periudhën 1960-1990 është shumë më i mundshëm të ndodhë në periudhën 2020-2050.

Analiza e ndikimit të përmbytjeve nga Këshilli Kombëtar i Ujit tregon se do të ndikohen në total 85,500 ndërtesa me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 7,900 km2 dhe 565,000 banorë.

Rritja e nivelit të ujit të detit e parashikuar në bregdete, pritet të jetë 1 deri në 2 cm deri në vitin 2025 dhe 3 deri 15 cm deri në vitin 2050, duke sjellë një përmbytje të zonave nën nivelin e detit. Komunitetet që jetojnë në këto zona pritet të zhvendosen më në brendësi të vendit. Plazhet në zona specifike (Shëngjin, Kune-Vain, Tale, Patok, Ishëm) do të ndikohen dhe toka bujqësore do të jetë më e përmbytur. Po kështu, përmbytjet mund të ndikojnë pjesërisht plazhet e ndodhura në zonat më në lartësi (Durrës, Golem, Divjakë, Himarë, Borsh).

Modelet e ndryshueshme të parashikuara të reshjeve. Temperaturat më të larta dhe thatësira mund të ndryshojnë strukturën e dherave në mënyrë të tillë që mund të humbasin në mënyrë të konsiderueshme kapacitetin për të thithur reshje, çka sjell si pasojë përmbytjet. Zonat më kritike ku toka është tashmë e dëmtuar në mënyrë serioze janë Shkodra, Tropoja, Saranda dhe Gjirokastra. Për më tepër, praktikat e menaxhimit të tokës dhe përdorimit të tokës, si ndërtimi, administrimi i pyjeve, argjinaturat, digat dhe rezervuarët, kanë pasur gjithashtu një ndikim të konsiderueshëm mbi faktorët që ndikojnë përmbytjet.

Shkalla e përmbytjeve mund të ndikohet gjithashtu nga ngjarje ekstreme të ujërave të larta bregdetare, rritja e nivelit të detit dhe stuhitë me shpeshti të rritur, sidomos në Lezhë. Këto ndikime të parashikuara të ndryshimeve klimatike kërkojnë një kuptim më të mirë dhe njohuri më të thellë, për të qenë të aftë të parashikohen përmbytjet dhe të merren masa efikase ndaj përmbytjeve, në mënyrë që të shmangen ndikime domethënëse mbi shëndetin njerëzor, ekosistemet dhe infrastrukturën. Mbrojtja nga përmbytja përfshin parandalimin e përmbytjeve, paralajmërimin e hershëm, minimizimin e dëmeve edhe reagim emergjent.

Mbrojtja nga përmbytjet është përgjegjësi publike dhe rrjedhimisht financimi i tij vjen nga buxheti i shtetit. Përmbytja është një dukuri e zakonshme në Shqipëri dhe se përmbytja shpesh çon në vdekje. Përmbytja e vitit 1905 shkaktoi numrin më të madh të vdekjeve dhe shtëpive të shkatërruara, por ka pak informacion për llojet e tjera të dëmtimeve, thuhet se përmbytjet ndodhën në rajonin e Liqenit të Shkodrës./monitor/

Share: