Home KRYESORE Perplaset Jemin Gjana me Valbona Mezinin

Perplaset Jemin Gjana me Valbona Mezinin

Sipas burimeve te Medias mbledhja e Kryesisë që ka nisur sot pasdite ka degjeneruar në debate të ashpra deri në kufijtë e përplasjes fizike mes të pranishmëve.

Sipas reporterëve që ndjekin mbledhjen te selia e PD-së, protagonistë të sherrit janë ish-ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Valbona Mezini.

Raportohet qe pas fjalës së kryetarit Lulzim Basha, i cili u fokusua te analiza e humbjes dhe nisja e procesit të ringritjes së partisë, fjalën e ka marrë Jemin Gjana. Por gjatë kohës që ai po fliste ka ndërhyrë disa herë Valbona Mezini, duke i ndërprerë fjalën. Gjana nuk ka duruar më dhe e humbi kontrollin. Fillimisht u përplas verbalisht me Mezinin dhe më pas tentoi ta qëllonte fizikisht.

Ndërhyrja në kohë e deputetëve të pranishëm në mbledhje, si dhe truprojës së Lulzim Bashës, ka evituar konfrontimin mes Gjanës dhe Mezinit.

Share: