Përplasje Berisha-Basha në grup. Ja debatet me dyer të mbyllura

Përplasje Berisha-Basha në grup. Ja debatet me dyer të mbyllura

0

Tre deputetë të PD-së u shitën që ditën e parë të Kuvendit tek mazhoranca. 2 prej tyre votuan pro Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi dhe një tjetër ka abstenuar (të paktën sipas të dhënave të deritanishme).

Pikërisht kjo gjë ka sjellë edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë dhe grupit parlamentar të PD-së, ku burime për SYRI.net kanë treguar se ka debate e përplasje të ashpra mes liderit histori të demokratëve, Sali Berisha dhe kryetarit aktual, Lulzim Basha.

Ish-kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dënimin e blerjes së deputetëve nga mazhoranca dhe marrjen e veprimeve ndëshkuese për deputetët që dhanë votën dhe ndaj mazhorancës.

Por duket se kreu aktual i PD-së ka pasur një qëndrim të ndryshëm, duke u shprehur se rezultati është manipuluar nga komisioni i mazhorancës dhe nuk ka asnjë deputet të PD-së që ka dhënë votën për Ruçin.

Bashës në këtë qëndrim të tij i janë bashkuar edhe dy deputetët e rinj, Ervin Salianji dhe Grida Duma. Këta të fundit duke i dalë në krah Bashës, kanë kundërshtuar ish-kryeministrin Berisha e duke akuzuar mazhorancën për manipulim.

Por ish-kryeministri Berisha i ka dhënë përgjigje Bashës dhe mbështetësve të tij, duke u shprehur se ‘duhej të jemi të vërtetë dhe të pranohet fakti që ka ndodhur.

“Duhet të jemi të vërtetë dhe të pranojmë faktin që ka ndodhur, i cili është shumë i rëndë por duhet pranuar”, mësohet se ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, shkruan SYRI.net.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY