Home KRYESORE Petrit Vasili: Nuk e votojmë Ruçin si kryetar Kuvend dhe as qeverinë...

Petrit Vasili: Nuk e votojmë Ruçin si kryetar Kuvend dhe as qeverinë Rama 2

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se nuk do të votojnë Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendit dhe as qeverinë e re “Rama 2”.

Vasili u shpreh se vota e LSI-së do të jetë kundër Ruçit si kryetar Kuvendi dhe nuk do ta votojë qeverinë e re Rama 2, sepse nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve.

“Vota jonë do të jetë kundër Ruçit si Kryetar i Parlamentit. Nuk e votojmë qeverinë “Rama 2”.  Qeverinë “Rama 2” nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve”- tha Vasili, ndërkohë, nesër do të mblidhet Kuvendi për seancën konstituive, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe votimi i qeverisë së re.

Share: