Home KRYESORE Po fillon ‘stinë dashurie’ Basha me Kryemadhin (FOTO)

Po fillon ‘stinë dashurie’ Basha me Kryemadhin (FOTO)

Fushata elektorale ka mbaruar. Të dyja partitë janë në opozitë. Prandaj duket se ka nisur një stinë e re marrëdhëniesh PD-LSI. Këtë e dëshmojnë edhe këto foto të shkrepura sot në Kuvend gjatë seancës plenare.

Siç shihet, Lulzim Basha takohet përzemërsisht me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e më pas me kreun e grupit Petrit Vasili.

Gjatë fushatës së qershorit, Basha mbajti një retorikë të ashpër kundër LSI-së, të cilës i referohej si ‘Sh.P.K-ja e Ilir Metës” apo ‘partia ndërmarrje’, që do të merrte fund më 21 qershor.

Por sot situata është krejt ndryshe. Mbase Basha sheh aleancën me LSI-në si të vetmen mundësi që PD-ja të vijë sërish në pushtet./lapsi.al

Share: