Home KRYESORE Radikalizmi islamik në Ballkan/ Fajon: Largimi i “trurit” të shoqërisë, lë vend...

Radikalizmi islamik në Ballkan/ Fajon: Largimi i “trurit” të shoqërisë, lë vend për ekstremistët

Politikanë dhe studiues të njohur kanë debatuar mbi islamizimin e rajonit nga qarqe radikale të cilët po shfrytëzojnë papunësinë në rritje tek të rinjtë dhe propagandën në rrjetet sociale.

Në një konferencë ndërkombëtare në Slloveni, eurodeputetja Tanja Fajon ka kërkuar masa konkrete nga BE që të krijohen vende pune dhe të frenohet largimi i “trurit” të shoqërisë.

Tanja Fajon: “Nëse shohim sot në Ballkanin Perëndimor në mënyrë dramatike të rinjtë e shkolluar po largohen drejt Evropes Perëndimore, Australisë, Kanadasë. Ne duhet të gjejmë mënyrën që ata të rikthehen të punësohen dhe të zhvillojnë këtu karrierën e tyre. Nga ana tjetër është shumë e rrezikshme kur flasim për të rinj që nuk kanë prespektivë që janë rritur nëpër geto, pa shpresë për edukim apo punësim, ata shumë thjesht janë radikalizuar duke e humbur identitetin e tyre nëpërmjet ndikimit te Twitter-it, Facebook-ut dhe kanë marrë në dorë armët. Ky është krim dhe nuk bëhet fjalë për ide revolucionare”.

Jaques Rupnik: “Një pjesë e të rinjve në rajon janë përfshirë në lëvizje antidemokratike ekstremiste ose janë tashmë rob të radikalizmit islamik dhe kjo ka ndodhur edhe si formë proteste ndaj situatës aktuale. Kjo ka sjellë implikime të rrezikshme politike. Po ashtu ka pjesë të shoqërisë civile që kanë angazhuar shumë të rinj si aktivistë por që janë antievropiane dhe rrezik për demokracinë”./Klan Plus/

Share: