Home KRYESORE Rama: Çfarë dëgjoja në kufje kur Kryemadhi fliste…

Rama: Çfarë dëgjoja në kufje kur Kryemadhi fliste…

Edi Rama shpjegoi sot se po dëgjonte ‘CNN’ gjatë kohës kur po fliste Monika Kryemadhi në Kuvend, dy ditë më parë. Rama u shpreh se i kishtë bërë përshtypje kur në media ky veprim ishte pasqyruar si i qëllimshëm, për të mos dëgjuar Kryemadhin, ose për të injoruar atë.

Rama shkoi edhe më tej. Ai u shpreh se falë miqësisë së vjetër që ka me kryetaren e LSI-së, e di se çfarë do të thotë Kryemadhi para se ajo të fillojë të flasë.

“Po dëgjoja CNN. Në fakt më bëri përshtypje se ma thanë që kishte dalë dhe në media. Nuk e bëra kastile, ashtu qëlloi momenti. Unë i kam dëgjuar të gjithë ata. Atë që do thotë Monika, unë e di përpara se ta thotë Monika. E njoh dhe jemi miq të mirë,” – u shpreh Rama.

Share: