Home KRYESORE Rama: Mjekët që punojnë jashtë Tirane, do të paguhen sa mjekët në...

Rama: Mjekët që punojnë jashtë Tirane, do të paguhen sa mjekët në Itali

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të grupit parlamentar të LSI-së.

Ndër të tjera ai foli edhe për pagat e mjekëve dhe mësuesve.  Sipas tij mjekët që punojnë jashtë Tirane do të kenë pagë të përafërt me mjekët në Itali.

Do të mbështesim mësuesit dhe infermierët duke ju rritur pagat deri në 40% brenda këtij mandati. Ka një skemë të re për të nxitur mjekët që të punojnë pranë spitaleve rajonale jashtë Tiranës.

Një pagë e përafërt me atë të mjekëve në Itali. Në 4 vite do të dyfishohet sipërfaqja e tokës së ujitshme”, tha Rama.

Por një skemë e tillë motivimi nuk dihet nëse do të funksionojë apo jo.

Gjatë katër viteve të shkuara Rama premtoi rrogë më të lartë për mjekët e rretheve, por sërish skema dështoi.

Në shumë spitale të rretheve s’ka mjekë specialistë.

/LAPSI.AL/

Share: