Home KRYESORE TANI JE NË DORËN TIME! Nga Rita Petro

TANI JE NË DORËN TIME! Nga Rita Petro

Shëëët mos guxo se dëgjon…?
Cili?
Ai i pari ynë
Zoti nuk ekziston
E vetmja e vërtetë absolute
Ai ekziston.
Si the, nuk është e vërtetë?
Nëse nuk hesht
Të pret dikush atje poshtë
Sapo të mbushësh 18 vjeç.

Cili?
Unë, POLICI
Tani je në dorën time!
Oh më vrave. Çfarë janë këto?
Pranga
Që të besosh se ka një Zot
Por jo ai që mendon ti.
Ah ç’na the
Para Zotit tim duart i kam të lira
Me pëllëmbët e hapura kah qielli…
Çdo gjë që po thua tani
Do përdoret kundër teje!
Ku?

Te unë GJYKATËSI
Tani je në dorën time!
Ti ishe ai që guxove?!
Guxove kundërshtove ligjin?!
Jo ligjin, të parin tonë.
Ai është ligji,
Po ti e harrove këshillën e babait
Kërko falje ose i sheh ato hekura
Pas tyre do kalbesh?
Më mirë po kalbem atje.
Kërko mëshirë! Falu për mëkatet!
Te cili?

Te unë PRIFTI
Tani je në dorën time!
Kush je ti?
Kërko mëshirë dhe do të shpëtosh shpirtin tënd.
Kush të ka dërguar te unë
Zoti i madh dhe i plotfuqishëm?!
Po unë për Zotin po kalbem këtu?!
Jo, Zoti na mëson mos kundërshtojmë
Nëse duam të shkojmë në Parajsë…
Zotin e dëgjoj vetë
E nëse dua të laj mëkatet
Nuk kam nevojë për ty
I flak tej rrobat dhe e lë trupin të ma rrahë
Stuhi e tij
Zoti guximtarët i kryqëzon si Krishtin
Të mjerët si ti i mbron…
Ndaj më mirë po rri këtu.

Kush je ti që më nxore nga burgu?
BOSI yt.
Tani je në dorën time!
Unë pagova për lirinë tënde
Më kanë thënë se je arkitekt i zoti
Për të ngritur piramida moderne
Mu këtu në mes të sheshit
Projektoje
Se ai gati po vdes
Harroje që të futi në burg
Tani është koha ime
Të më shërbesh mua
Dhe kurrë mos harro këtë që po të them:
Kur peshku i vogël bëhet i madh
Bashkë me të vegjlit
Dhe të mëdhenjtë i përlan…

Share: