Home KRYESORE Tjetër shtet pjesë e BE-së ”kërcënon” qeverinë shqiptare, Borisov: Kusht për anëtarësimin…

Tjetër shtet pjesë e BE-së ”kërcënon” qeverinë shqiptare, Borisov: Kusht për anëtarësimin…

Pas ”kërcënimit” nga Greqia e cila ka shtuar edhe 4 kushte për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një tjetër vend i BE-së, i vendos ”barrierë” procesit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Është Kryeministri Bullgar, Boiko Borisov, i cili i kërkon kreut të qeverisë Shqiptare, garantimin e të drejtave të pakicës bullgare në Shqipëri.

Nuk dihet nëse kjo përkthehet në bllokim të Shqipërisë nga Bullgaria, kur Ditmir Bushati është shprehur i bindur se hapja e negociatave për anëtarësimin në BE, do të ndodhë qershorin e vitit të ardhshëm. Por qëndrimi lexohet qartë, se kushti që Bullgaria të mbështesë Shqipërinë drejt bllokut, është garantimi i të drejtave të pakicës bullgare në vendin tonë.

”Iniciativa e re ligjore përfaqëson një nga angazhimet e qeverisë shqiptare për të përmbushur pesë përparësitë kryesore të përcaktuara nga Komisioni Europian, duke përfshirë të drejtat e njeriut”.

Por çfarë ka kërkuar Kryeministri bullgar? Agjencia e lajmeve ”Independent Balkan News Agency”, shkruan se Boiko Boisov, në një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama, i ka bërë thirrje këtij të fundit, për të përmbushur sipas premtimit, garantimin e të drejtave të pakicës bullgare në Shqipëri.

”Një ligj për rregullimin dhe garantimin e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive në Shqipëri, do të paraqitet nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në komisionin parlamentar”, thuhet në shkrim.

Ligji shqiptar njeh ekzistencën e tetë pakicave kombëtare: Maqedonasve, greke, egjiptiane, vllehëve, rome, malaze, serbe dhe boshnjake. Në thirrjen e tij ndaj Ramës, Borisov tha se priste që ligji të përmbajë klauzolën për mbrojen e të drejtave të pakicës bullgare në Shqipëri.

Sipas një deklarate të qeverisë bullgare më 28 shtator, Borisov mori një garanci nga Rama se projektligji është duke u punuar. ”Rama u zotua se Shqipëria nuk do të dëmtonte interesat e pakicës bullgare, sipas deklaratës së qeverisë bullgare”.360grade.al/

Share: