Home KRYESORE Tronditet SHBA, al-Baghdadi është gjallë dhe u jep një mesazh

Tronditet SHBA, al-Baghdadi është gjallë dhe u jep një mesazh

ISIS ka shpërndarë një fjalim të ri nga udhëheqësi i tij, Abu Bakr al-Baghdadi. Kjo është hera e parë pas shumë thashethemeve rreth vdekjes së tij.

Lajme të ndryshme për vdekjen e pretenduar të Bagdadit, për kokën e të cilit SHBA ka vendosur një shpërblim prej 25 milionë dollarësh, janë përhapur në vitet e fundit, por asnjëherë nuk janë konfirmuar. Mesazhi i fundit audio nga kreu i ISIS ishte transmetuar më 2 nëntor të vitit të kaluar.

Qershorin e kaluar, Rusia kishte thënë se Bagdadi kishte ngelur “ndoshta” i vrarë në një sulm të aviacionit të Moskës në Raqqa, që konsiderohej ‘kryeqyteti’ i shtetit të vetëshpallur islamik në Siri. Por në fillim të shtatorit, gjenerali amerikan Stephen Tounsend, komandanti i Koalicionit Ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, kishte deklaruar se ‘kalifi’ ndoshta ishte ende gjallë dhe sipas informacioneve të zbulimit, i fshehur në një zonë midis Irakut dhe Sirisë.

“Amerikanët, rusët dhe evropianët janë të tmerruar nga sulmet e muxhahadinëve”, thotë al Baghdadi në mesazhin e audio, duke shtuar se tani “koreanët e veriut kanë filluar të kërcënojnë Amerikën dhe Japoninë me fuqinë e tyre bërthamore”, një referencë që me sa duket kishte për qëllim të tregonte se regjistrimi është i këtyre ditëve.

Një thirrje për ndjekësit e Isis për të “shkatërruar çdo tiran”, që është “brenda ose jashtë” territoreve të Shtetit Islamik, u lëshua sot nga Abu Bakr al Baghdadi në mesazhin audio të transmetuar nga organizata. Bagdadi thotë se gjaku i militantëve të vrarë në Irak dhe Siri nuk duhet të lejohet që të jetë derdhur “kot”./360grade.al

Share: