Home KRYESORE Zbulohet baza e falsifikimit të dokumenteve të identitetit, dy persona arrestohen

Zbulohet baza e falsifikimit të dokumenteve të identitetit, dy persona arrestohen

Dy persona u arrestuan sot nga policia dhe akuzohen për falsifikim të mjeteve të identifikimit. Sakaq një i tretë është shpallur në kërkim.

Sektori për Krimin ekonomik dhe financiar, pranë D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Permeso” kanë vënë në pranga Gëzim Tafajn, 48 vjeç, banues në Tiranë si dhe Kujtim Osmanajn, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Zef Kolombo”, në mjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Gëzim Tafaj dhe pasagjer shtetasin Kujtim Osmanaj, janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoftime të tilla.

Janë sekuestruar në total, në cilësinë e provës materiale ( gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe banesë) :

– 2 njësi kompjuteri të markës IP
– 1 lap top i markës IP
– solucione dhe kimikate të ndryshme
– 2 passaporta italiane
– 2 passaporta shqiptare
– 1 kartë shëndeti italiane
– 18 fotografi për dokumenta
– 1 pajisje e plastifikimit të dokumentave
– dokumente të ndryshme në llojin e porosive
– letër me element sigurie për bërjen e dokumentave të falsifikuara
– 2 karta identiteti italiane të plotësuara.
– 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara.
– 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara.
– 2 master card.
– 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi ).
– passaport me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24.02.2011.

– automjet tip “Mercedez Benz”.

– 4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Share: