Home KRYESORE Zbulohet plani djallëzor i Kim Jong-un, ja çfarë bënë që të lidhë...

Zbulohet plani djallëzor i Kim Jong-un, ja çfarë bënë që të lidhë Korenë e Veriut me atë të Jugut

Herën e fundit që Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut u përplasën ushtarakisht asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Në fund të viteve 1960, pasi komandantët e Koresë së Veriut u përpoqën të plaçkitnin pallatin presidencial në Seul, Koreja e Jugut stërviti agjentë sekretë për t’u futur në Korenë e Veriut dhe për t’i prerë fytin e liderit të saj, Kim Il-sung. Por misioni u ndërpre, dhe agjentët u vranë.

Edhe pse mendohet se dy Koretë kanë ndërprerë të gjitha lidhjet, duket se përvec origjinës, dy vendet armike kanë ende shumë gjera që i mbajnë të lidhura.

Duket se Koreja e Veriut ka gërmuar një tunel nëntokësor që e lidhte me Korenë e Jugut, duke i dhënë kështu mundësinë Kim Jong-ut mundësinë për të dërguar 30 mijë trupa në një orë.

Tuneli është zbuluar nga koreanojugorët, të cilët thonë se ekziston frika që të ketë edhe 84 tunele të tjerë sekret të luftës. Në hapësirën e tuneleve mendohet se ka disa zona për të fjetur, hekurdhuë dhe hapësira të mjaftueshme për të kaluar tanku, raporton Th Sun.

Muret, të cilat janë të larta dhe 1.2 m të gjerë, janë të përforcuar me pllaka betoni.

Ekzistenca e këtyre teuneleve ka rritur rrezikun e tensioneve mes dy Koreve, sidomos dy vitet e fundit./360grade.al

 

Share: