Home KRYESORE Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Rama: I gjeni vetë fondet për vijimin...

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Rama: I gjeni vetë fondet për vijimin e farsës

Pasi u zgjodh Gudar Beqiraj si kreu i ri i Akademisë së Shkencave, erdhi edhe reagimi i fortë i kryeministrit Edi Rama i cili me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, deklaroi publikisht ndërprerjet e fondeve për Akademinë e Shkencave.

“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, – citohet në mesazhin e tij.

Më herët Rama mbështeti idenë e akademikut Artan Fuga, për reformim e Akademisë dhe theksoi se tashmë fondet nga buxheti do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor.

Share: