Home KRYESORE “10 arsye pse nuk duhet të vini në Shqipëri”, videoja e vogëlushit...

“10 arsye pse nuk duhet të vini në Shqipëri”, videoja e vogëlushit shqiptar po bën xhiron e rrjetit

Shqipëria nuk është vendi ideal për të jetuar. Për këtë tashmë janë të vetëdijshëm edhe fëmijët, të traumatizuar nga gjithçka që ndodh në tokën tonë të çudirave dhe fatkeqësirave. Për shembull, historia e një 22-vjeçari, i cili humbi jetën pas një sherri vetëm për një karikues, është ende në mendjen e të vegjëlve.

Ata shohin televizor dhe, për shembull, kur një ambasador flet hapur për emra të famshëm kriminelësh, të cilët nuk ka shans të futen në burg, se janë të lidhur me pushtetin, kuptojnë se Shqipëria nuk do t’ua plotësojë ëndrrat kur të rriten. Për të mësuar se si ndihen aktualisht fëmijët, shihni videon e mëposhtme të djalit me emrin Alen, i cili dje ka postuar në Youtube një video me titull “10 arsyet pse nuk duhet të vini në Shqipëri”.

Ai flet në anglisht dhe ironizon me mënyrën se si sillen dhe jetojnë bashkëqytetarët e tij. Fjalia e mëposhtme është për të ardhur keq, por a mund të akuzohet ai se nuk është “patriot”? “Unë jam shqiptar, por nuk e pëlqej këtë vend. Kur të rritem, dua të iki në Amerikë”.

Ja lista e vogëlushit:

1- Shumë njerëz hedhin mbetje dhe nuk pastrojnë fare.

2- Këtu njerëzit nuk janë të respektueshëm. Për shembull, njërin e qëlluan me thikë vetëm për një karikues.

3- Njerëzit nuk janë të sigurt. Ata nuk e kanë problem të thyejnë rregullat, ligjet. Në shtete të tjera, nëse nuk zbaton ligjet, ata e dinë se çfarë u ndodh.

4- Policët ndalojnë një makinë në mes të rrugës dhe pengojnë të tjerët të kalojnë.

5- Në qendra tregtare, stafi nuk kujdeset për të mbajtur pastër vendin.

6- Këtu njerëzit janë të dhunshëm. Nëse i drejtohesh dikujt me fjalë fyese, të qëllon.

7- Shqipëria nuk ka shumë vende për të vizituar.

8- Ka shumë të pasur që nuk kujdesen për njerëz të tjerë.

9- Prindërit nuk kujdesen për fëmijët e tyre. Ndodh që nuk i respektojnë apo i rrahin. 1

0- Këtu ndodhin më shumë aksidente se në të gjithë botën. Media

Share: