Home KRYESORE Aktorja e “Portokallisë”, martohet në fshehtësi të plotë, ja cila:

Aktorja e “Portokallisë”, martohet në fshehtësi të plotë, ja cila:

Është një nga aktore që pa dyshim e njihni dhe shumica prej jush e ka ndjekur me shumë kuriozitet tek spektakli i humorit Portokallia. Bëhet fjalë për Oriona Camën, e njohur tek publiku për rolin e Dones.

Oriana Cama edhe në rrjetet sociale është personazh tepër argëtues, por ndryshe nga postimet komike që miqtë e saj janë mësuar të shohin në profilin e saj, kësaj radhe Oriana i ka surprizuar të gjithë.

Aktorja e njohur ka postuar një foto ku ajo duket e veshur nuse, teksa ecën e kapur përdore me të atin. Cama ka lënë kështu të kuptohet se ka lidhur kurorë në Bolonja të Italisë, me partnerin të cilin ende nuk e ka shfaqur në Facebook.

‘Dashnia ime! Tullaci im!’-ka shkruar Oriana në përshkrimin e fotos me të atin, ku duket vërtet e lumtur në ditën e saj të madhe.Opinion.al

Share: