Home KRYESORE Akuzat ndaj Tahirit, Dylgjeri godet sërish: Mos u nxitoni, ja cili emër...

Akuzat ndaj Tahirit, Dylgjeri godet sërish: Mos u nxitoni, ja cili emër mund të dalë nga hetimet

0

Zbardhja e përgjimeve nga Italia mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të cilët përmendin edhe emrin e Saimir Tahirit, tronditi jo pak politikën shqiptare.

Ndërkaq opozita e bashkuar, PD dhe LSI ka mbledhur në një tryezë aleatët e tyre, parlamentar dhe joparlamentar.

Lidhur me këto zhvillime, Ylli Dylgjeri ke reaguar nëpërmjet një statusi në facebook ku shkruan:

T’ja lemë drejtësisë të flasë!

Mos u nxitoni!

Nga hetimet mund të dalë emri Saimir Pirgu!

Në një përmbledhje të përgjimeve të kryera në 16 dhjetor të viti 2013, mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, një tjetër anëtar i organizatës, hetuesit shkruajnë se “të dy flasin për një njeri të pushtetshëm me emrin Sajmir Tahiri (deputet në Shqipëri), njeri politik.

Ndërsa Tahiri deklaroi se do të kërkojë nga Prokuroria të hetojë dhe verifikojë gjithshka rreth tij dhe punës së tij, duke shtuar se “dy kriminelë që janë kushërinj të mij të shkallës së dhjetë, janë arrestuar për trafik droge dhe siç është bërë publike, pa hezituar të përdorin dhe emrin tim”.

“Sigurisht kriminelë që përdorin emra politikanësh dhe ministrash,për tu mburrur me njëri tjetrin në dobi të fitimeve të paligjshme, ka pa fund dhe unë nuk jam as i pari dhe as i fundit”, tha Tahiri.

Share:
Reklama juaj