Home KRYESORE Ambasadori Lu, tjetër deklaratë të fortë: Ja kë duam në burg!

Ambasadori Lu, tjetër deklaratë të fortë: Ja kë duam në burg!

0

Pas denoncimit të klaneve mafioze në Shqipëri, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka berë sot, një tjetër deklaratë po aq të fortë.

Lu ka kërkuar veprime konkrete kundër peshqve të mëdhenj. Këtë deklaratë ambasadori e ka bërë në një koment pas videos së postuar nga gazetari Skënder Minxhozi.

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, / shkruan Ambasadori Donald Lu

Share:
Reklama juaj