Home KRYESORE Arrestimi i Moisi Habilajt, gazetari Hoxha: Ja si e furnizonte me drogë...

Arrestimi i Moisi Habilajt, gazetari Hoxha: Ja si e furnizonte me drogë organizatën me të madhe në Siçili

0

Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, si kapo i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria, ka ngjallur jo pak reagime ditën e sotme. Gazetari Artan Hoxha thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, i cili prej kohësh ka qenë nën hetim nga policia italiane. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, gazetari Hoxha thotë se ky grup furnizonte me drogë Cosa Nostrën në jug të Italisë, kryesisht në zonën e Sicilisë.

“Bëhet fjalë për organizata që kanë potencial të madh financiar, dhe e kanë të lehtë të rekrutojnë ushtarë për organizatën, apo të krijojnë strukturën logjistike që i duhet për të ushtruar aktivitetin.

Ndaj mënyra sesi vepron policia italiane dhe autoritetet atje, ndryshon nga mënyra si veprohet në vendin tonë. Aty bëhen hetimet për një kohë të mjaftueshme sa të sigurohen provat, dhe më pas finalizohet operacioni. Rasti për arrestimin e Habilajt dhe anëtarëve të tjerë të bandës ka zgjatur për disa muaj.

Banda operonte në Katania, kryesisht në zonën e Ziçilisë. Gjatë viteve të fundit rezulton se kjo bandë ka furnizuar Cosa Nostrën me kanabis. Është edhe një grup tjetër, po nga e njëjta zonë në Shqipëri , që është nën hetim se furnizon me drogë të njëjtën organizatë në Itali”, tha gazetari Artan Hoxha.

Share:
Reklama juaj