Home KRYESORE Arrestohet në Itali kushëriri i Saimir Tahirit? Basha: Ky person përdorte ‘Audin’...

Arrestohet në Itali kushëriri i Saimir Tahirit? Basha: Ky person përdorte ‘Audin’ e Ministrit

Klani Habilaj në Vlorë ka qenë vazhdimisht i përfolur nga opozita për lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri në trafikun e drogës.

Madje zyrtarë të opozitës kanë thënë shpesh se Habilajt janë kushërinj të Tahirit.

Sot policia italiane ka arrestuar Moisi Habilajn, si kreun e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ai thotë se PD i ka denoncuar lidhjet e kësaj bande me ministrin Tahiri.

“Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”, shkruan Basha.

Share: