Home KRYESORE ARTI, EDUKIMI ESTETIK DHE REVOLUCIONI POLITIK

ARTI, EDUKIMI ESTETIK DHE REVOLUCIONI POLITIK

0

Nga Rexhail Ramadani

Qëllimi i tragjedisë është të lind gjendjen estetike tek auditori, që është çliruar nga korrupsioni kulturor që bartin figurat tragjike në dramë. Gjendja estetike e fisnikëron shpirtin e njeriut dhe e bën të aftë të bëhet faktor transformimi rrënjësor shoqëror. Edhe Dostojevski kur e profetizoi shpëtimin e shoqërisë ruse përmes së bukurës që e misheroi në karakterin e Mishkinit tek romani “Idioti“, pikërisht fjalën e kishte për gjendjen estetike që e përshkruan shkrimtari dhe filozofi gjerman Fridrih Shiller ne veprën e tij “Mbi letrat në edukimin estetik të njeriut“. Arti ka për qëllim të fisnikëroje karakterin e njeriut. Drama tragjike e arrin këtë synim duke e çliruar nga mentaliteti i korruptuar i kohës.

Drama klasike nuk e kërkon heroin tek personazhet që vuajnë nga mentaliteti i korruptuar i kohës siç pretendonte Aristoteli qe e vlerësonte Aristoteli që ishte edhe nxënës i shkolles oratorike të Isokratit para se të shkonte si agjent në akademinë e Platonit, por Fridrih Shiller përpiqet që heroin ta lind nga audienca që bashkëvuajnë me heroin tragjik, është pikërisht heroi që çlirohet nga mendësia e korruptuar e kohës dhe paralajmëron lindjen e një epoke të re. Një shembull klasik i tragjedise klasike elene është Prometheu qe ishte heroi pellazgjit dhe përfaqësonte kreativitetin mendor që u dhuron zjarrin njerëzimit.

Zeusi me mendësinë e sundimtarit që ndëshkon për këtë Prometheun, të cilin e dënoi që shqiponja t`ia kafshonte melçinë ditën, ndërsa natën mëlçia i regjenorohej kjo zgjati deri sa u çlirua prej pas vuajtjes së dënimit prej Heraklit. Eskili ishte një prej dramaturgëve më të shquar elen që e paraqiti Zeusin si të obsesionuar pas pushtetit dhe i frigësuar nga humbja e pushtetit që me shpirtligësi e ndëshkoi Prometheun pse ai u mësoi zjarrin njerezimit, ndersa Zeusi ua kishte fshehur që ti mbajë ata nën sundimin e tij.
Zeusi i Eskilit e pengon aftësine kreative të mendjes, është kundër progresit dhe kundër çlirimit të njeriut nga burgu i sundimit të tij.

Prometheu është sinonim i kreativitetit mendor asaj cilësie që njeriut i jep karakterin si shëmbelltyrë hyjnore qe te shijoje lirine dhe te arrije progres te madh duke zbuluar te fshehtat e natyrës që janë ligjet mbi të cilat funksionon universi. Kreativiteti mendor e dallon edhe njeriun nga kafshët tjera më të ulta dhe përfaqëson edhe fuqine e mbijetesës së tij. Nga njohja e ligjeve njeriu mbizotëron natyrën dhe rrit kështu kapacitetin e tij të mbijetesës dhe mbizotërimit te natyryës. Nëse zbërthejmë dramën klasike, tragjedia klasike nuk paraqet gabim në sjelljen e një personazhi ose një grupi personazhësh, por siç kanë dëshmuar Homeri, Eskili e më vonë Shekspiri dhe Shileri ka të bëjë me defektin sistemik të kulturës dhe kuptimin që ka një shoqëri mbi natyrën njerëzore. Prandaj defekti i një shoqërie i vjen jo prej gabimit të personazheve që janë karaktere që bartin mendësinëe kultivuar, por nga defektet sistemike kulturore dhe dështimi i lidershpit të tyre që janë produkt opinionit publik.

Eskili drematurgu i shquar Athinas, që përpiqeshte të çlirojë publikun nga mendësia dekadente e kohës që ai ta shijojë të bukurën që sipas Shilerit e bukura dhe lirina e vërtetë ishin me natyrë te ngjashme. Tragjedia klasike elene pikërisht në mendësinë e Zeusit jep një shembull se si dështon një kulturë e korruptuar prej gabimit sistematik që e redukton njeriun në njeri më pak human e mban të burgosur dhe ndëshkon mendjen dhe kreativitetin e mendjes si cilësi hyjnore tek njeriu që e kishte Prometheu që paraqitet si simbol i kreativitetit mendor.

Pra njeriu nga të qenurit si shëmbëlltyrë hyjnore , përshkak të shpirtit të pajisur me potencial kreativ, ai reduktohet në atë që vëllezerit e Platonit Adamanti dhe Glaukoni e reduktuan në një qenie me egoizëm të ultë dhe i shënderruan në një kafshë grabitqare që Fridrih Shiller këtë gjendje e quan ashtu sië edhe Tomas Hobsi gjendje natyrale. Kultura dekadente gjendet tek Zeusi që ndëshkon krijueshmerinë mendore njerëzore e cila është e nevojshme për egzistencën njerëzore, kultura dekadente është e lidhur me gjendjen natyrale të njeriut. Një prej gabimeve në të perceptuarit e realitetit është verbëria epistemiologjike që percepton hijet si realitet të burgosur në shpellën alegorike të Platonit Perceptimet e shtrembëruara që krijohen prej perceptimit shqisor behen realitete dhe kjo pengon njeriun në njohjen e vërtetë të nevojshme për progresin njerëzor.

Qenia njerëzore karakterizohet me një potencial të madh mendor që është mendja e aftë të njoh parimet universale përmes faktorit kryesor të progresit që është potenciali kreativ i mendjes. Qënia njerëzore realizohet tërësisht kur përdor kreativitetin e mendjes dhe përmes kreativitetit të tij rrit potencialet e tij të progresit të përgjithshem. Fuqia njerëzore gjendet në mendjen krijuese e cila cilësi e larteson mbi çdo gjë,njeriu Thoma Akuini thoshte se është një mikrokosmos i përbërë nga mendja dhe trupi. Sulm ndaj këtij kreativiteti njerëzor ka bërë Aristoteli, Paolo Sarpi dhe ithtarët e tyre të cilët përqendroheshin në të vërtetat shqisore. Dallimi thelbesor në mes të përvojave të perceptimit shqisor dhe mendjes humane për të zbuluar parimin universal përbën edhe dallimin thelbësor që është zhvilluar historia e mendimit njerëzor.

Mendja njerëzore e aftë për të zbuluar parimet univerzale dhe potenciali krijues është baza e egzistencës njerëzore, për dallim nga të vërtetat e shtrembëruara shqisore që kanë prodhuar ideologjitë dhe kanë burgosur njeriun duke bllokuar kreativitetin mendor të tyre. Drama klasike nuk ka heronj në skenë, por prodhon heronj në audiencë, duke e çliruar prej defekteve kulturore të personazheve që të luftojë për të mirën e përgjithshme.

Opinoni i publik qe krijojnë sofistët loz një rol negativ në progresin shoqëror. Sofizmi në lindjen e saj promovonte relativizmin etik dhe epistemiologjik, nihilizmin etik , agnosticizmin Protagorean, gojëtarine dhe përfitimin të gjitha të lidhura me përceptimin si shqisor e mjet i njohjes. Por per to nuk ishte i rendesishem progresi i pergjithshem dhe as natyra e realitetit por perfitimet e castit dhe degradimi i shoqerise antike.

Andaj ‘opinioni i turmës nga koha e Alkibijadit dhe Perikleut dëshmoi se është një e keqe që duhet luftuar me qellim që arsyeja të mbisundojë mbi mitet e krijuara me qellimtë çlirimit të njeriut dhe shoqërisë nga skllavëria. Shekspiri gjerman Fridrih Shileri, një mendje brilante dhe pasardhës i traditës humaniste Lajbniciste. Fridrih Shileri e theksoi këtë fakt se heroi nuk duhet kërkuar në skenë, por në audiencë, heroi duhet të çlirohet prej mendësisë së personazhit që pëson tragjikën duke vepruar ndryshe nga mendësia e personazhit tragjik që është produkt i kulturës së korruptuar.

Shileri përpiqeshte që shpirti i luftës për liri të Wilhelm Telit , uria e Vallenshtajnit për të vendosur paqë nga luftërat e përgjakshme ndërsektare (1618-1648) të futet thellë në shpirtin e auditorit si dhe mendësia e Karlosit të III për tu çliruar nga babai shpirtlig e tiran i mbretit spanjol Filipit që ishte me shpirt mizor. Synimi i Shilerit ishte që tek auditori të ngrit shpirtin nga gjendja natyrale në gjendjen estetike. Sipas Shilerit, gjendja estetike e shpirtit është faktori kryesor transformative i një shoqërie e cila çlirohet nga kultura dekadente që e çon një shoqëri drejt vetëshkatërrimit të përgjithshëm.

Korrupsioni kulturor është armiku më i madh i një shoqërie që prodhon opinioni i korruptuar i turmës që bëhet faktor udhëheqës për një shoqëri që e çon drejt degradimit që kaplohet prej nihilizmit etik. Drama klasike ka për qëllim që të krijojë brenda audiencës faktorin kreativ që do të punojë për të mos u përsëritur tragjikja personazhit, sepse pikërisht tragjika ka për qëllim që të prezentojë korrupsionin kulturor shkaktarë e përsëritjes së tragjedisë.

Në kulturën tragjike nuk ka heronj ndërmjet personazheve. Sipas shkrimtarit te madh të klasikës humaniste gjermane Gotthold Ephraim Lessing i cili në veprën “Natani i urtë“ bën mesazh të fuqishëm paqës ndërfetare, sipas Lesingut : Efekti i tragjedisë është keqardhja nga vuajtjet që pëson heroi kryesor prej mendësisë së kohës.

Tragjedia lind ndjenjën e empatisë, subjektin e çon drejt gjendjes estetike, drejt shpirtit të bukur dhe sublim i fisnikëruar për ta përhapur mirësinë e shpirtbardhësinë. Qëllimi i tragjikës është fisnikërimi i shpirtit të njeriut dhe çlirimi nga mendësia dekadente e kohës. Karakteret tragjike janë figura të korruptuara qe i ka prodhuar mendësia e korruptuar. Një simptom i kulturës korruptuar është nderimi i figurave që kanë qenë të lidhur me veprimtari jo humane të zhytur në krime e në veprimtari antinjerëzore , antishoqërore dhe anticivilizuese. Dramat e mëdha kanë të bëjnë me historinë, drama e vërtetë duhet që me moral te lartë ta tregoj të vërtetën historike dhe gjithashtu menyrën e prezentimit të së vërtetës.

Shembulli më i mirë i efektit shkatërrues të korruptimit kulturor në botën antike ishte Lufta e Peloponezit që shkatërroi civilizimin helen , ishte pikërisht si rezultat i korruptimit të kulturës elene prej sofistëve të cilët mbollen korrupsionin kulturor ne shpirtin e Athinasve kundër së cilës bëri një luftë të paepur filozofi i madh Sokrati. Prandaj lidershipi demokratik athinas duke shkuar rrugës i korruptuar shpirtërisht harruan urtesinë e Sollonit dhe këshillit të Aeropagitëve, harruan dramat klasike që edukonte rininë athinase për të luftuar për lirinë kunder Persisë që ishte e keqja e madhe e njeriut antik por ato filluan një luftë vëllavrasëse e cila edhe i fundosi perfundimisht qytetërimin elen.

Ne klasikën e Vaimarit shkrimet e Fridrih Shilerit mbi edukimin estetik të njeriut ishin një përpjekje për të ndikuar në revolucionin e mirëfilltë të shoqërisë. Pse pikërisht dështoi revolucioni Francez nga ky zhgënjim edhe pse Shiller ishte shumë entuziast në fillim. Ai madje e shprehu këtë zhgënjim duke thënë se “Orën e madhe të revolucionit në Francë u prit nga njerëz të vegjël“ për ate edhe dështoi, sepse sipas Shilerit faktor për këtë dështim ishte faktori subjektiv. Populli Francez nuk kishte arritur atë ndërgjegje kulturore që një revolucion i mirëfilltë të ngadhënjente. Fridrih Shiller më pas i botoi “Letrat mbi edukimin estetik të njeriut“ me qëllim që ta zavendësojë kulturen dekadente, mendësinë dhe rendin politik feudal në mënyrë që Evropa të çlirohet nga barbarizmi, mendësia dhe rendi politik oligarkik.

Fridrih Shiller pikërisht u përqendrua në antikë, ku harmonia lozte një rol shumë të rendësishëm në frymën klasike të edukimit. Harmonia në mes të mendjes dhe shpirtit në një tërësi ishte fundamenti i këtij koncepti. Me rënien e kulturës elene ose më saktë asaj kulture klasike edhe ky unitet u thyer ndersa pjeset me pas egzistuan si te izoluara.
Prandaj shoqëria që të shpëtohet do të ishte kthimi prap tek totaliteti që në thelbin e vet e ka harmoninë në mes të mendjes dhe shpirtit. Prandaj arti mund të loz këtë rol, që të sjellë gjendjen estetike e cila mund të harmonizojë mendjen dhe edukimin e ndjenjës kështu të arrijë që ti fisnikërojë njerezit.

Fisnikerimi i njerëzve është edhe fundamenti ku mund ë ngjitet një evolucion shoqëror drejt një harmonie më të përgjithshme shoqërore. Pikërisht këtu qëndronte edhe dallimi fundamental në mes të revolucionit Francez që ishte produkt i turmës së nxitur që dështoi si i tillë në një kundërrevolucion dhe revolucionit prusian ku Wilhelm von Humboldt duke qenë nxënës i Shilerit u përpoq që këto elemente të filozofisë Shileriane ti vendosë në bazë të sistemit të edukimit Prusian. Wilhelm von Humboldt edhe e thekson këtë element të totalitetit që buron nga edukimi klasik humanist se “Qëllimi i edukimit nuk është vetëm të mësuarit por edhe fisnikërimi i karakterit të njeriut“.

Sipas Shillerit edukimi i i mirëfillte ka të bëjë me atë që përmes zemrës duhet të hapet rruga drejt trurit. Gjendja estetike e edukon zemrën ose ndjenjën dhe shpirti i bukur manifestohet edhe në mendimet e një karakteri fisnik. Autenticitetin e tij njeriu nuk e arrit nëse nuk është në totalitetin harmonik të qënies së tij. Në politikë njeriu nuk e ka këtë totalitet andaj sjellja e tij shpesh prodhon edhe të shëmtuarën artistike ne lulëzimin e vesit dhe shtypjes së virtyteve dhe përhapjen e degradimit dhe imoralitetit. Ndërsa që ti kthehet njeriu autenticitetit të tij ai duhet ti kthehet tërësisë së qenies së tij. Vetëm njeriu që i është kthyer tërësisë ai meriton të jetë i lirë dhe liria e prodhon të bukurën që është refleksion i shpirtit të bukur.

Kalimi nga një rend shoqeror në një rend më të mirë bëhet përmes evolucionit, dhe njeriu i edukuar estetikisht e mundëson këtë evolucion. Karakteri i edukuar estetikisht çlirohet nga mendësia dekadente e kohës, ai është heroi i vërtetë që nga bashkëvuajtja me heroin tragjik që pëson nga mendësia dekadente e sëmundjes kulturore dhe kërkon një rend më etik në menyrë që tragjika të parandalohet dhe të mos përsëritet.

Tek drama Maria Stjuart kemi këtë antagonizëm në mes të mbretëreshë Elizabetës që është përfaqësuese tipike e popullit në karakter jo autentike. Mbretëresha Elisabet hoqi dorë nga totaliteti, ajo hoqi dorë nga çdo lumturi personale që ti shërbejë publikut. Ajo flet vazhdimisht për lirinë por kjo liri është kushtëzuar nga opinioni i turmës ajo nuk e kishte lirinë e saj. Maria Stjuart jeton e pavarur dhe i ka hedhur poshtë gjithë prangat dhe frigën nga vdekja për tju kthyer autenticitetit te saj ose brendesise se saj. Autenticiteti eshte i lidhur me lirinë, ajo ka idenë e vetë të njeriut si dhe të lirisë. Liria nëse shpreh totalitetin e harmonisë në mes të mendjes dhe shpirtit është liria që mirësinë nuk e sheh si imperativ kategorik ashtu siç pandehte Kanti por e përjeton si gëzim.

Totaliteti shprehet edhe tek Dostojevski në karakterin e princit Mishkin tek romani i tij “Idioti“ ku Mishkini paraqet këtë tatalitet harmonik të së bukurës në harmoninë shpirtërore që reflektohet edhe në sjelljen e shpirtit të bukur në rrethin e degjeneruar të Shen Petersburgut.

Share:
Reklama juaj