Home KRYESORE Artur Zheji: Çdo bëjë tani Donald Lu, kur kryeministri e shpërfilli?…

Artur Zheji: Çdo bëjë tani Donald Lu, kur kryeministri e shpërfilli?…

0

Foli ashpër, bëri paralajmërime dhe dha publikisht udhëzime, Donald Lu, duke thyer një heshtje të gjatë.

Ngriti dallgë të mëdha, të mesme dhe të vogla me fjalët e tij.
Dallgët e mëdha u ngritën në media dhe në të ashtuquajturin opinion publik, por duket u përplasën në mur të shurdhër.

Dallgët e mesme të deklaratave të Donald Lu, u ngritën dhe zunë vend në fjalorin politik disa ditor të opozitës, që ndonëse mosbesuese për efektin e tyre, i dha mjaft jehonë dhe mbështetje.

Dallgët e vogla, që shkaktuan deklarimet e tij, ishin nëpër korridoret e Ministrisë së Brendshme, të cilat u bllokuan duket menjëherë, nga sms-të e vetëtimta të Kr.

Doli dy herë në popull, në parti dhe në media Kr.-ja, kryeministri pra, por Kr.-ja, në mesazhet shkurt të vartësve, kur nuk duan tja përmendin emrin.

Doli edhe në Asamble të partisë së vet dhe nuk foli asnjëfjalë për të qenë, pavarsisht se përmendi një sëmundje kanceroze në policinë e shtetit, për të cilën ay, kishte edhe ilaçin kancershëronjës, të Policisë, si edhe ka, dihet tashmë botërisht, ilaçin “kancershëronjës” të gjithshkaje.

Pra, praktikisht Kr.-ja, e injoroi paq dhe e shpërfilli, me qetësi të madhe. Madje thuhet se në administratën e tij qeverisëse, paralajmërimi i Lu, se do të qëndronte në krye të ambasadës USA, edhe ca muaj më shumë, solli gëzim të madh dhe shampanjë, sepse Donaldi flet ashpër ndonjëherë, por është i butë si qengj, në të vërtetë…

A është kjo e vërtetë?

Donald Lu e di, por shpërfillje të tillë një ambasador amerikan në Shqipëri, e pëson për herë të parë.

Një rekord i ri ky i Kr. –së, që gëzon pa masë të gjithë “anti-imperialistët” shqiptarë, që i mbijetojnë akoma komunizmit.

Dhe ndonëse ata, enveristët e mbetur, kanë akoma pak ditë për të jetuar, thonë sot ndoshta për Kr.-në, e sotëm, këtë sojli djalë, që u bë alamet burri përpara syve tanë mosbesues: “Marsh o bir nga ditët tona, se e munde Amerikën, si dikur gjysh Enveri!”

Ndërsa proamerikanët në Shqipëri, presin që Lu të dalë edhe njëherë të tretë!

Edhe më fort, edhe të godasë edhe më lart!

Por Donaldi ka të drejtën e vet të mendojë, ndonëse 97% e shqiptarëve janë dakort me të!/360grade.al/

Share:
Reklama juaj