Home KRYESORE Autobiografia e Popullit ne Vargje, Ismail Kadare!

Autobiografia e Popullit ne Vargje, Ismail Kadare!

Pergatiti Ilir Demalia

Kur socializmi të ketë hyrë në çdo qelizë në çdo ind të veprave tona ne do të kemi arritur një sukses të madh.

Sot letërsia jonë ndodhet përpara njeë faze të re zhvillimi të mëtejshëm. Tipari kryesor i kësaj fraze të re është thellimi i mëtejshëm i karakterit socialist të saj. Tashti nuk bëhet fjalë që socializmi të mishërohet në një vepër letrare vetëm me idetë e përgjithshme të saj, në tendencën e përgjithshme të shkrimtarit, në karakteret apo personazhet e krijuara. Ne sot përpiqemi që socializmi teë ndihet në gjithë stofin e veprës, në çdo paragraf dhe rresht të saj. Kur socializmi të hyjë dhe të bëhet pjesë organike e veprave tona, kur ai të na futet në çdo qelizë, neë cdo ind të veprave tona, ne do teë kemi arritur një sukses të madh. Ky do të jetë celësi me anë të të cilit do të zgjidhim shumë probleme që na kanë munduar dhe na mundojnë vazhdimisht.

Kur ne të arrijmë të shkruajmë në mënyrë të tillë që çdo qelizë e veprës sonë të jetë socialiste, atëherë letërsia jonë do të fitojë një shkallë më të lartë partishmërie, atëherë ajo do të trajtoj me sukses konfliktet dhe do te flakë plotësisht , si një mantel të panevojshëm e teë vjetruar skematizmin. Nga një letërsi e tillë socializmin nuk e shkul dot kurrë.

Metoda me të cilën ne shkruajmë , është relizmi socialist. Kjo është metoda letrare që e vështron jetën me syrin e revolucionit të komunizmit.

Marrë nga “autobiografia popullit tim në vargje” faqe 57/58
Stabilimenti “8 NËNTORI” Tiranë 1971.

 

 

Share: