Home KRYESORE Basha: Nesër fillojmë turin e takimeve me biznesin e vogël

Basha: Nesër fillojmë turin e takimeve me biznesin e vogël

Kreu i opozitës, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp mesditën e sotme dhe njoftoi nisjen nga ana e opozitës, të një turi takimesh me biznesin e vogël, pas përfshirjes së këtij të fundit në skemën e TVSH-së. Basha tha se ky është një vendim arbitrar nga ana e kryeminstrit Rama, i kundërshtuar nga ndërkombëtarët, nga FMN-ja dhe nga të gjithë specialistët e ekonomisë.

“Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së do të provokojë një rritje të çmimeve nga 15-20%, nga muaji janar e në vijim. Gjithashtu, pasoja më e rëndë do të jetë falimentimi i thuajse 80% të këtyre bizneseve, ndërsa ata që do të rezistojnë, do t’ju bjerë fitimi me rreth 70 %”, tha Basha.

Lideri i opozitës tha se opozita ka një plan për rritjen e kufirit të xhiros, për kategorinë e biznesit të vogël, për të nxitur prerjen e kuponave tatimorë.

“Ne do të çojmë pragun nga 8 milionë në 12 milionë dhe në këtë rast askush nuk ka interest ë shmangë prerjen e kuponit tatimor. Krahas kësaj mase, do të ngulmojmë te pulla fiskale, që mbron bizneset e rregullta nga kontrollet e tatimorëve. Nga nesër, ne, me mua të parin, nisim turin e takimeve me biznesin e vogël”, tha Basha.

Share: