Home KRYESORE Basha strukturave të PD-së: Përgatituni për një aksion të gjithanshëm.

Basha strukturave të PD-së: Përgatituni për një aksion të gjithanshëm.

raportohet qe kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një udhëzimi për strukturat demokrate, bën me dije se brenda partisë më të madhe opozitare do të nisë një proces konsultimesh 8-javore me anëtarësinë për rrugët e modernizimit, ndryshimit dhe ristrukturimit të PD si dhe aksionit të saj politik.

Në udhëzim shkruhet se “Partia Demokratike po përgatitet të ndërmarrë një aksion të gjithanshëm politik e legjislativ për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të forcuar funksionimin demokratik të politikës dhe për të ulur mundësitë për ndikimin e padrejtë të zgjedhjeve përmes shitblerjes së votës, kërcënimit dhe dhunimit të vullnetit të votuesit” – shkruhet në dokumentin e siguruar nga “BalkanWeb”.

Share: