Home KRYESORE Basha: Tahirit iu dha 24 orë kohë për të shpëtuar ministrat e...

Basha: Tahirit iu dha 24 orë kohë për të shpëtuar ministrat e tjerë

Lulzim Basha e lexon vendimin e sotëm të Ruçit për t’i dhënë edhe një ditë kohë Saimir Tahirit në Këshillin e Mandateve si një mundësi për të shkatërruar prova që e lidhin atë me Ramën dhe ministrat e tjerë të kabinetit “Rama 2”. Sipas Bashës, do të çohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën.

“Saimir Tahirit i mbetën 24 orë gjatë të cilave do shkatërrohen prova, do priten fijet mes Tahirit, Ramës, ministrave të tjerë të kabinetit “Rama 2″ që figurojnë në përgjime, do cohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën”.

Në deklaratën për mediat nga selia blu, Lulzim Basha shtoi se e vërteta që lidh Ramën me Tahirin është më e fortë se retorika e tyre për të bërë drejtësi.

Share: