Home KRYESORE Befason ish-kreu i SHISH për klanet mafioze në Shqipëri

Befason ish-kreu i SHISH për klanet mafioze në Shqipëri

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi duke folur në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratën e pak ditëve më parë të ambasadorit Lu se në Shqipëri ekzistojnë 4 klane që kontrollojnë 20 familje, të cilat drejtojnë Shqipërinë.

“Mendova që ambasadori është shumë i shqetësuar për faktin që mesa duket reforma në sistemin e drejtësisë, ajo që shpesh e quajmë vettingu, s’do ecën me ritmin që ai ka planifikuar. Ai është fakt që ai personalisht ka investuar shumë në këtë reformë. Të gjithë e mbajnë mend atë seancë të Kuvendit ku të 140 deputetët aprovuan ndryshimet kushtetues ku u pa dhe u duk e qartë që kjo seancë u iniciua nga ndërkombëtarët. Ndaj është e qartë se pse nuk është plotësuar ai ritëm i reformës”, tha Klosi.

Ndërsa në lidhje ekzistencën për klanet në vend, ish-kreu i SHISH tha: “Nuk kam dëgjuar sa janë. Skam bërë llogaritje. Numri i klaneve përcaktohet duke dhënë një përkufizim për ta. Se ka opinione të ndryshme për ta. Nëse flasim për familje italo-amerikane, që e trashëgojnë këtë aktivitet, këtu nuk janë krijuar këto gjëra. Termi familje mu duk i shtyrë, i rëndë, i parakohshëm. Nuk është krimi në Shqipëri i tillë, por s’do të thotë se janë krijuar familje, apo klane të mëdhenj.

Mu duk e avancuar deklarata e ambasadorit. Janë familje po të dojë shteti, dhe jo si Amerika. Nëse politika është e pritur për të mbyllur këtë gjë, nuk duhet shumë kohë dhe siklet për ta mbyllur. Gjithë politika duhet të mbështes policinë. Policia është ajo që përplaset. Në polici ka dhe elemente të inkriminuar, por është gabim të thuhet se është e inkriminuar e gjitha.”

Share: