Home KRYESORE Biseda e tensionuar/Saimir Tahiri, Edi Ramës: Do të marr me vete në...

Biseda e tensionuar/Saimir Tahiri, Edi Ramës: Do të marr me vete në ferr!

Mbrëmë ka patur një takim të fshehtë mes Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Ka patur dhe dy të besuar, të sejcilit, në takim. Takimi është bërë në periferi të kryeqytetit. Vendtakimin e ka caktuar Tahiri, pasi nuk besonte të kryeministri, tregojnë burimet.

Mësohet se takimi ka qenë shumë i tensionuar, aqsa dorën nuk ia kanë dhënë njeri tjetrit, kur janë takuar dhe as kur kur janë ndarë.

Tema e bisedës ka qenë që Saimir Tahiri të jap dorëheqjen publike nga të gjitha funksionet në PS dhe të mos jetë më në grupin parlamentar të PS. Kjo e ka xhindosur ish-ministrin e brendshëm. Por kryeministri ka qenë i vendosur. Bile një burim i afërt në takim tregon se biseda ka mundësi të jetë e regjistruar nga ish-ministri, si specialist që mbetet në këtë drejtim.

Tahiri nuk ka pranuar të kontrollohet nga rojet e kryeministrit, pasi Edi Rama ka dyshuar se Tahiri mund të vinte me përgjues me vete. Ndaj kryeministri ka folur në parim dhe ftohtë sikur nuk e njihte fare njeriun përballë. Vetëm i ka thënë: Largohu Saimir që të shpëtosh çka mund të shpëtosh!

Në këtë moment është ngritur me vrik Saimir Tahiri dhe në ikje ka bërtitur aqsa është dëgjuar nga kamarieri dhe banakieri.

-Do të marr me vete në ferr, Edi!

Dhe ka ikur. Dyshimet mbeten se ish-ministri ka regjistrime skandaloze për kryeministrin, dhe disa deputetë të PS. Dhe jo vetëm….

Realisht mënyra se si po intrigon PS-ja dhe kryeministri në raport me ish-ministrin e tyre mbetet pa integritet. Deri para zgjedhjeve, Saimir Tahirin e kishin “yll”, “ministri më i suksesshëm, etj. Ishte miku dhe shoku më i ngushtë i kryeministrit. Edhe kanabisin nuk besohet se e ka lejuar pa lejen e kryeministrit. Por kjo e dosjes Habilaj e ka rënduar pozitën e tij politike. Megjithatë nxitimi për ta flakur sa më larg vetes dhe PS-së tregon nxitim, frikë dhe mundet edhe për ta “groposur”.

Nëse nuk ka faje nuk ka pse mban mbi kurriz fajet e shefave të tij. Fol Saimir Tahiri, kush është mbi ty në këtë lojën e drogës!

(marrë nga www.folshqip.al)

Share: