Home KRYESORE Çështja “Tahirit”, ambasadorja Vlahuttin “habit” mediat

Çështja “Tahirit”, ambasadorja Vlahuttin “habit” mediat

Në mbledhjen javore të ambasadorëve të Bashkimit Europian, e cila kryesohet nga Vlahutin, kësaj të fundit i është kërkuar prononcim publik për çështjen Tahiri, por kjo është refuzuar nga shefja e Delegacionit të BE në Tirana me shpjegimin se “ne nuk ndërhyjmë në çështje specifike nën shqyrtim juridik”.

Edhe pse disa ambasadorë nga vende të rëndësishme europiane konsideruan se mos heqja e imunitetit, apo kërcënimi i prokurorisë janë akte politike, znj. Vlahutin këmbënguli për opsionin e heshtjes në rastin Tahiri.

Ndërkohë një diplomat i lartë i ShBA-së dhe Grupi i Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian janë shprehur për këtë rast në favor të heqjes së imunitetit dhe kundër presionit ndaj prokurorisë.

Ish-Europarlamentarja gjermane, Doris Pack, kryetare e Lidhjes së Gruas PPE e kritikoi dje ne ‘Twitter’ heshtjen e Vlahutinit. Ajo tha se mosreagimi ndaj keqbërjes, cënon besueshmërinë e BE. /Hashtag.al

Share: