Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera CUNI I SAJMIRIT DHE CUNI IM 16 VJECAR NE BURG PER NJE...

CUNI I SAJMIRIT DHE CUNI IM 16 VJECAR NE BURG PER NJE ENDER ADOLISHENTI

0

Nga Lirim K. Nezha*

Të enjten,gjatë emisionit “Opinion” të Fevzos në “Klan”,gati sa nuk më shkuan lotë nga keqardhja për njeriun Sajmir Tahiri.U shfaq i zverdhur,me buzën që i dridhej dhe me fjalët që i artikulonte me vështirësi,sidomos kur herë pas here përmendte cunin e vet,për të cilin donte që kur ta kthente kokën pas të mos e përflisnin dhe të ishte krenar për babain e vet.

Më erdhi sinqerisht keq sepse ajo që po thoshte është aspiratë prindërore e gjithkujt që ka një a më shumë fëmijë.

Pastaj befas m’u kujtua cuni im 16 vjecar që ca muaj më parë,si adoleshent që ishte,lëvizi disa metra makinën në pronësinë time e për fatin tonë të keq,policët e Sajmirit,pjësëtarë të “policisë që duam”,e kapën në rrugë dhe pa asnjë diskutim e morën adoleshentin,edhe kundër cdo ligji për sjelljen ndaj një minoreni, dhe e cuan ne komisarjat të tmerruar.

Është vetëm një fëmijë .Nuk është i rritur mes deliquentësh dhe si i tillë i lexohej frika dhe tmerri në fytyrë teksa befas,nga përkëdhelitë familjare u gjend i rrethuar me policë në një dhomë të komisarjatit. Policët e Sajmirit nuk pyetën fare se si duhej sjellë me një adoleshent,a duhej rrëmbyer si kriminel apo duheshin njoftuar më parë prindërit e tij.

Jo,ata e morën makinën dhe cunin dhe e trajtuan fiks si kriminel,edhe pse gjatë atyre metrave që e lëvizi makinën nuk ndodhi asgjë e keqe.Makinën e bllokuan për më shumë se dy javë dhe cunin,këtë 16 vjecar të brishtë,e proceduan penalisht dhe e vunë përballë togave të zeza,një vend I frikshëm edhe për të rriturit,pale për fëmijët.Dhe ne,familja ime,respektuam ligjin .

Cuni im edhe sot pas një viti është ende duke kryer dënimin penal të dhënë nga drejtesia për të vetmin mëkat, dëshirën djaloshare për të lëvizur ca metra makinën e babait të vet.

Ndërkohë, cuni i Sajmirit ndodhet në shtëpinë e vet,i sajdisur e i mirërritur nga familjarët e vet.Sepse ai nuk ka gabuar.Dhe nuk ka asnjë arsye të mos gëzojë fëmijërinë e vet.

Por ajo cka më bëri të shkruaj këto radhë është kapja e Sajmirit me thonj e me dhëmbë pas imunitetit për t’i qëndruar larg,sa më larg togave të zeza. Sepse janë të frikshme togat e zeza!!!

Janë të frikshme prangat,por këtë nuk e kupton dot kur prangat janë në duart e tim biri.

As në duart e babait të atyre vogëlushëve që humbën jetën në autostradë rrugës për të takuar atin e burgosur për ca tjegulla mbi strehën e tyre.

Nuk e kupton dot as kur prangat janë në duart e atij fakirit që nuk mundet të paguajë faturën e radhës dhe plandoset në qelli e cohet drejt vetëvrasjes.

Se sa të frikshme janë prangat nuk e kupton dot nëse keto prang atë ftohta janë në kycet e një përdoruesi që në xhep i gjenden 5 gramë hashash.

Nuk e kupton dot ftohtësinë e prangave Sajmir,nëse ato vendosen qoftë edhe në duart e adoleshentit që masakroi një qen ,akt pas të cilit bëre mirë qe more iniciativë ligjore.

E pra,duhet tja zgjatesh kycet prangave për të kuptuar se sa të ftohta janë e në fund për të kuptuar edhe se sa e rëndësishme është që në këtë vend duhet bërë drejtesi.

Nisur nga sa thashë më lartë rrotullohem 180 gradë dhe them se edhe Sajmiri është një si unë,sikurse cuni i tij nuk duhet të jetë ndryshe nga cuni im.Edhe Sajmiri duhet t’i jepet drejtësisë dhe të vërtetojë para saj pafajsinë e supozuar dhe te pretenduar.

Fundja le të shpenzojë ca dhe le ta blejë drejtësinë sikurse bëjnë gjithë soji i politikanëve,por të tregojë ca më shumë burrëri për t’u përballur me të.

Pikërisht këto janë standartet morale dhe jo ato sipas të cilave nëse nuk është ndëshkuar askush para teje nuk ka pse ti të ndëshkohesh.Ka dhe duhet të ketë gjithnjë një herë të parë.Fundja askujt nuk i ka dalë emri në tabulate trafikantësh.Ty po!Ndaj ke detyrimin të na vërtetosh të kundërtën,në mos,të provosh jo vetëm ftohtësine e prangave por edhe atë të qelisë.Edhe pase ka për të qënë një qeli VIP dhe kjo më duket e padrejtë!

PS: Perqasje.com sigurisht nuk mund ta vërtetoje historinë e siper treguar, por gjykon qe morali i saj qëndron dhe shume ndersa ka vertete qytetare te thjeshte qe pak miligram raki, apo nje ndertim te zakonshme kane perfunduar qelive!

Share:
Reklama juaj